Hyn në fuqi Amnistia, 900 të dënuar lirohen sot nga burgjet.

Ka hyrë në fuqi ditën e sotme ligji i Amnistisë. Nga kjo falje përfitojne rreth 900 të dënuar që pritet të lirohen gjatë ditëve të sotme nga gjithë burgjet e vendit.
Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Krahas personave që lirohen nga burgjet, një tjetër kategori përfituese janë edhe ata persona që fitojnë uljen e pjesshme të dënimit.
Përfitues do të jenë edhe ata që kanë kryer vepra penale që denohen deri në dy vjet burg, të cilat kanë ndodhur deri në datën 31 dhjetor 2013.
Për keta persona amnistia parashikon pushimin e çështjeve penale në prokurori ose në gjykatë sipas fazës në të cilën ato ndodhen.
Add new comment