Aksident në Fier-Levan, një i vdekur, një i plagosur.

Postuar në 10 Prill, 2014 12:42

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin Fier-Levan, ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit Qafa e Kashovicës.

Policia bëri me dije se një mjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy persona që po qëndronin në anë të rrugës.
Burimet shtojnë më tej se, personat në fjalë kishin ndaluar për të riparuar motorin dhe njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri është dërguar në spital për mjekime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.