Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, bllokohen 23 kg drogë dhe 4 mijë euro.

Postuar në 10 Prill, 2014 03:34

Një sasi lënde narkotike dhe rreth 4 mijë euro janë bllokuar nga policia e Tiranës.

Policia njoftoi se një sasi lënde narkotike prej 23 kg është sekuestruar ngaagjentet e antitrafiqeve dhe antidrogës në kuadër të një operacioni antidrogë.

Nga të dhënat e para mësohet se policia ka arrestuar katër persona të dyshuar.

Burimet kanë thënë se në orët në vazhdim policia pritet të japë detaje në lidhje me këtë operacion.

Tmerri i 24-vjeçares prostitutë në Itali: Tutorët më thyen dhëmbët.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:58

Një shqiptare 24-vjeçare shkoi në Itali me premtimin për punë. ajo në fakt përfundoi prostitutë në rrugë nën kërcënime e dhunime.
Vajza ka bërë denoncim dhe me pas , policia ka arrestuar dy shqiptare për prostitucion. Në pranga karënë edhe një grua e cila ka bindur të dëmtuarën të largohet nga “toka e shqiponjave”.
Vajza shkoi në shkurt nëCampania. i ishte premtuar se do të gjente një punë si bariste. Ajo në fakt u detyrua që të punonte si prostitute pa ditur asnjë fjalë në gjuhën italiane.

Tmerri i 24-vjeçares prostitutë në Itali: Tutorët më thyen dhëmbët.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:58

Një shqiptare 24-vjeçare shkoi në Itali me premtimin për punë. ajo në fakt përfundoi prostitutë në rrugë nën kërcënime e dhunime.
Vajza ka bërë denoncim dhe me pas , policia ka arrestuar dy shqiptare për prostitucion. Në pranga karënë edhe një grua e cila ka bindur të dëmtuarën të largohet nga “toka e shqiponjave”.
Vajza shkoi në shkurt nëCampania. i ishte premtuar se do të gjente një punë si bariste. Ajo në fakt u detyrua që të punonte si prostitute pa ditur asnjë fjalë në gjuhën italiane.

Shkodër, plagoset me armë 60-vjeçari.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:32

Plagoset me armë një 60 vjeçar në Shkodër. krimi ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Kir të komunës Pult, ku Nik Deda është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka thënë se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë i plagosuri është trasportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendgjarje kanë shkuar uniformat blu të Shkodrës, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

Amnistia, drejtoria e burgjeve: Përfitojnë 900 të dënuar, lirimet fillojnë më 10 prill.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:30

 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se nesër, datë 10 Prill 2014, nis zbatimi i Ligjit Nr. 22/2014 “Për Dhënie Amnistie”, i cili hyri në fuqi dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 38, datë 26 Mars 2014.Përfitimi nga ky ligj është tërësor ose i pjesshëm. Nga zbatimi i tij është përllogaritur, se fitojnë lirimin e menjëhershëm rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur.
Ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Has, vdes në aksident fëmija 8 vjeç, plagosen 2 persona.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:28

Një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën dhe dypersona të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident tragjik ditën e sotme në Has. Sipas policisë dy automjete një i tipit “Benz” dhe një “ Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zaharisht. Uniformat blu bëjnë me dije se personat e plagosur dhe viktima i përkasin të njëjtës familje.

SHBA, 20 persona theren me thikë në shkollë.

Postuar në 09 Prill, 2014 10:27

Rreth 20 persona janë therur në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Incidenti ka ndodhur pranë Pitsburgut.Raportet thonë se një i dyshuar, që besohet të jetë student, është në paraburgim.

Të plagosurit janë të moshës 14 deri në 17 vjeç dhe janë dërguar nëpër spitalet e zonës.

Katër nga ta janë në gjendje serioze.

Presidenti Nishani: Qeveria të ndalë shantazhimin e gjyqtarëve.

Postuar në 09 Prill, 2014 10:24

Qeveria të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm dhe sulmet ndaj Presidentit”, ky është mesazhi që Presidenti i Republikës i përcjell sot qeverisë përmes një editoriali me titull “Mbi përgjegjësinë” .

Reagimi i Presidentit Nishani vjen pak ditë pasi Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkoi Presidentit të verifikonte vendimet e gjyqtarëve të Apelit të cilët liruan një person me precedent penal, Gjin Nikën.

Vlorë, Një anije e re i shtohet Forcës sonë Detare.

Postuar në 09 Prill, 2014 09:04

Në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë është zhvilluar ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”, e cila është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Ligjet miratojnë kredinë për rrugën Tiranë-Elbasan-Qafë Plloçë.

Postuar në 09 Prill, 2014 09:04

Me konsensus, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës”.Në emër të Ministrisë së Financave, znj. Tole u shpreh se qëllimi i miratimit të kësaj marrëveshjeje është  zhvillimi i financimit të projektit të  rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë Pllocë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara