Arkiv-Lajme të përditësuara

Sot, 29 vjet nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha.

Postuar në 11 Prill, 2014 04:44

Sot (e premte) bëhen 29 vjet që nga vdekja e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai u lind me 16 tetor të vitit 1908, dhe prej vitit 1944 e deri në vdekjen e tij, ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë.

Enver Hoxha ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Basha apel Ramës: Hiq dorë nga marrja peng e buxhetit të Tiranës.

Postuar në 11 Prill, 2014 04:41

Kryetari i PD, njëherësh dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i ka bërë apel kryeministrit Rama që të mos mbajë të bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës. 
Gjatë përurimit të rikonstruksionit të kopshtit Nr. 35 në kryeqytet , kryebashkiaku Basha akuzoi qeverinë se po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës.

Kakavijë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar për trafik kokaine.

Postuar në 11 Prill, 2014 03:42

Një 33-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar për trafik heroine është arrestuar sot në Kakavijë.

Policia greke bën me dije se ka mundur të arrestojë 33-vjeçarin shqiptar, në kufi, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar, përmes Greqisë.

Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçari ishte arratisur nga burgu i Pizza-s dhe ishte shpallur në kërkim në Itali.

Librazhd, falsifikuan dokumente pronësie, 4 zyrtarë në pranga.

Postuar në 11 Prill, 2014 02:42

Pesë persona, nga te cilet  4 janë zyrtarë u ndaluan sot nga policia në Librazhd pasi akuzohen për falsifikim të dokumentave të pronësisë.

Mesohet se janë arrestuar shtetasit Sali Terziu, specialist regjistrimi pranëZyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme  në Librazhd, Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në Komunën Orenj, Xhemal Bozhiqi, topograf në Komunën Hotolisht, Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh të Librazhdit dhe shtetasi Naim Kaca.
Të arrestuarit akuzohen se kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.

Zvicër, lind fëmijën në qeli, lirohet e burgosura nga Kosova.

Postuar në 11 Prill, 2014 02:39

Edhe pse nuk përjashtohet motivi që gruaja mund të ketë pasur për vetëvrasje, gjykata konstaton se nuk ka rrezik për arratisje ose përsëritje të veprës.
Nëna e re kosovare e cila ditë më parë ka lindur foshnjën e saj deri sa mbahej në burgun për hetime, është liruar nga burgu. Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka marrë një vendim sot që ajo të lirohet. Sipas qëndrimit të gjykatës, nuk ka ndonjë arsye të mbajtjes së mëtejme të saj në burg.

Kosovë, zbulohet fabrika e falsifikimit të rrobave firmato.

Postuar në 10 Prill, 2014 16:07

“Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve.
Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si, ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Tom Teilor’ të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët”,thuhet në komunikatë.

INUK prish ndërtime pa leje në Tiranë.

Postuar në 10 Prill, 2014 15:57

INUK kreu sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Sipas INUK, sot konkretisht u prishën dy ndërtesa një katëshe në Rrugën “Sami Frasheri”, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë,  në zonën e Njesisë Bashkiake nr. 10.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pas konstatimit, verifikimit të dokumentacionit e rezultimit të paligjshme vendosi prishjen e tyre.

Ja si u kapën 4 minat me telekomandë në Shkodër.

Postuar në 10 Prill, 2014 13:56

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh,  kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.

Gjatë këtij operacioni policiasekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copëmina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.

Ja si u kapën 4 minat me telekomandë në Shkodër.

Postuar në 10 Prill, 2014 13:56

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme tëPolicisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh,  kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.

Gjatë këtij operacioni policiasekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copëmina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.

Fier, 25-vjeçari dënohet javën e dasmës, babai: Lirojeni sa të martohet.

Postuar në 10 Prill, 2014 12:49

Nje 25-vjeçar nga Fieri, konkretisht shtetasi Rudjan Driza duhet të ishte duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e tij të dasmës, e parashikuar për këtë fundjavë, por fatkeqësisht ai ndodhet pas hekurave të burgut, pasi u kap ngapolicia teksa udhëtonte pa kaskë me motorin e tij.

5-vjeçari u dënua me 10 ditë burg, duke bërë që edhe ditën e dasmës ta kalojë në qeli.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara