Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: E kam të ndaluar të telefonoj gazetarët, drejtorët dhe pronarët e medias.
Ish-Kryeministri Sali Berisha perseri ne rrjetin social Facebook komentoi per konfliktin e gazetarit te te perditshmes “Panorama” me policine gjate protestes seaktivisteve te Aleances Kuqezi.
Statusi i Berishes ne FB:
Une, mediat dhe gazetari yne jetim Armand Bajrami!
Nafta dhe gazi, IQT gjobit 45 subjekte, publikohen emrat.
Inspektorati Qendror Teknik bën publik listën e gjobave të vendosura gjatë vitit 2014 për ato subjekte të cilat nuk kanë respektuar treguesit e standardit duke qenë jashtë normave të lejuara nga rregulloret dhe ligji përkatës. Masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë. Gjatë inspektimeve është konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin mungesë të dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre.
Durrës, gjendet i pajetë 13-vjeçari, policia: Dyshohet të jetë vetëvarur.
Një i mitur është gjetur i pa jetë në banesën e tij nga familjarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në sektorin Rinia në qytetin e Durrësit. Sipas policisë djali 13-vjeçar është gjetur i varur nga prindërit.
Blutë e qytetit shprehen se dyshohet që i mituri të jetë vetëvarur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjene rrethanave që mund ta kenë shtyrë 13-vjeçarin ti japë fund jetës.
Tiranë, tre persona me uniformë ushtarake grabisin pikën e basteve.
Grabitet me arme dhe me maska nje pike bastesh ne Tirane. Tre persona të veshur me uniformë kamuflazhi ushtarak kanë grabitur një pikë bastesh në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në zonën e njohur si “Misto Mame” në kryeqytet, ku tre grabitësit kanë hyrë në pikën e basteve dhe kanë mundur të marrin prej andej një shumë të konsiderueshme parash.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Reforma territoriale, Basha i përgjigjet paralajmërimit të Ramës.
Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur sot ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama se afati i kërkimit të konsensusit për reformën territoriale po skadon.
Në një takim me të zgjedhurit e djathtë në pushtetin vendor, Basha e ka cilësuar këtë si një lajthitje politike të Ramës.
Sipas tij, opozita po kërcënohet se nuk pret mazhoranca pa fund për reformën administrativo-territoriale.
Ligjet, Tahiri: Mjetet lundruese duhet të regjistrohen të gjitha.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar sot në komisionin kuvendor të ligjeve se nuk është rinovuar moratoriumi i mjeteve lundruese. “Moratoriumi i mjeteve lundruese nuk jep zgjidhje”, tha ai në seancëndëgjimore.
Sipas tij, mjetet lundruese duhet të regjistrohen të gjitha. “Dispozitat e pr/ligjit japin zgjidhje për sigurinë në det”, tha ai.
Më herët komisioni i ligjeve miratoi miratohet pr/ligjin për pasaktësinë në pasaporta, vetëm me votat e mazhorancës.
Durrës, arrestohet i akuzuari për shfrytëzimin e 27-vjeçares si prostitutë.
Arrestohet nga policia e Durresit i dyshuari per trafikimin dhe shfrytezimin seksual te nje vajze nga Fieri.
Vlorë, makina del nga rruga nga shpejtësia, plagosen dy persona.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Policia informoi se një makinë është përplasur me murin anësor të një banese.Nga aksidenti, mësohets e 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Policia tha se makina tip ‘Renault’ doli nga rruga dhe u përmbys.
Nga ngjarja njoftohet se drejtuesi i makinës mbeti i plagosur rëndë, pasagjerja ndodhet jashtë rrezikut.
Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe.
Ksamil, gjendet kufoma e 73-vjeçares, ishte zhdukur prej 7 ditësh.
Gjendet kufoma e një 73-vjeçare të zhdukur. Trupi i pajetë është identifikuar, Nure Daci nga Ksamili, e cila rezultonte e zhdukur që prej 7 ditësh.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se kufoma është gjetur në afërsi të Butrintit nga kalimtarët. Më pas, është njoftuar dhe policia. Ndërkohë, nuk dihen shkaqet e vdekjes së 73-vjeçares së zhdukur.
Dy aksidente brenda pak minutash në kryeqytet, plagosen 6 persona.
Gjashtë personajanë plagosur në dy aksidente të ndodhura pasditen e sotme në kryeqytet.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 17:50 në zonën pranë urës së Farkës ku mbetën të plagosur dy fëmijë.
Policia bën me dije në aksident janë dy automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy fëmijë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga njëri automjet. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.