Dy aksidente brenda pak minutash në kryeqytet, plagosen 6 persona.

Gjashtë personajanë plagosur në dy aksidente të ndodhura pasditen e sotme në kryeqytet.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 17:50 në zonën pranë urës së Farkës ku mbetën të plagosur dy fëmijë.
Policia bën me dije në aksident janë dy automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy fëmijë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga njëri automjet. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Një tjetër aksident ka ndodhur në zonën e Mulletit pak minuta më vonë. Në aksident u përfshinë dy automjete, një ‘Opel’ dhe një tip ‘Volsvagen’ dhe mbetën të plagosur 4 persona.
Sipas policisë të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Identiteti i të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen me dije. Dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe kushtet e vështira atmosferike.
Add new comment