Nafta dhe gazi, IQT gjobit 45 subjekte, publikohen emrat.

Postuar në 14 Prill, 2014 14:47

Inspektorati Qendror Teknik bën publik listën e gjobave të vendosura gjatë vitit 2014 për ato subjekte të cilat nuk kanë respektuar treguesit e standardit duke qenë jashtë normave të lejuara nga rregulloret dhe ligji përkatës. Masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë. Gjatë inspektimeve është konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin mungesë të dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit, jashtë normës ligjore. Inspektorati Qendror Teknik deklaron se mbetet i vendosur për të zbatuar me rigorozitet kërkesat ligjore në monitorimin e tregut, për zbatimin e standardeve duke mbajtur të informuar në vijimësi publikun dhe median.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.