Ligjet, Tahiri: Mjetet lundruese duhet të regjistrohen të gjitha.

Postuar në 14 Prill, 2014 05:38

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar  sot në komisionin kuvendor të ligjeve  se nuk është rinovuar moratoriumi i mjeteve lundruese. “Moratoriumi i mjeteve lundruese nuk jep zgjidhje”, tha ai në seancëndëgjimore.

Sipas tij, mjetet lundruese duhet të regjistrohen të gjitha. “Dispozitat e pr/ligjit japin zgjidhje për sigurinë në det”, tha ai.

Më herët komisioni i ligjeve miratoi miratohet pr/ligjin për pasaktësinë në pasaporta, vetëm me votat e mazhorancës.

Ministri Tahiri u shpreh se, “Janë rreth 156 mijë pasaporta me afat të pasaktë”, prandaj ky pr/ligj regullon këtë situatë të paligjshme. Situata e paligjshme, sipas tij i përket periudhës prill 2009-prill 2010.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.