Tiranë, tre persona me uniformë ushtarake grabisin pikën e basteve.

Grabitet me arme dhe me maska nje pike bastesh ne Tirane. Tre persona të veshur me uniformë kamuflazhi ushtarak kanë grabitur një pikë bastesh në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në zonën e njohur si “Misto Mame” në kryeqytet, ku tre grabitësit kanë hyrë në pikën e basteve dhe kanë mundur të marrin prej andej një shumë të konsiderueshme parash.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk eshte bere e ditur shuma e grabitur nga ana e autoreve te ngjarjes ndersa policia ka nisur marrjen ne pyetje te deshmitareve si dhe ka administruar imazhet e kamerave te sigurise ne disa biznese prane vendit ku ndodhi krimi.
Behet e ditur se pak minuta me pare policia ka gjetur ne zonen e Kasharit automjetin e perdorur nga autoret e krimit per realizimin e grabitjes.
Add new comment