Durrës, arrestohet i akuzuari për shfrytëzimin e 27-vjeçares si prostitutë.

Arrestohet nga policia e Durresit i dyshuari per trafikimin dhe shfrytezimin seksual te nje vajze nga Fieri.
Burimet nga policia kane thene se më datë 14.04.2014, ora 02.00, u arrestua shtetasi Eglis Barushi, 27 vjeç, banues ne Durrës.Mesohet se ky shtetas dyshohet se në periudha te ndryshme kohore gjate vitit 2014, (në total përgjatë nje muaji e gjysmë) ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në qytetin e Durrësit një shtetase 27-vjecare, banuese në rrethin Fier; shtetase kjo e shpallur në kërkim për largim nga banesa nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier më datë 10.03.2014.
Bazuar në të dhënat e dala përgjatë hetimit rezulton se shtetasja në fjalë është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni nga ky person në hotele të ndryshme në lagjet Nr.13 dhe 1 Durrës, kundrejt shumave që varionin nga 1.000-3.000 lekë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Durrës për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Add new comment