Rreh e përdhunon të dashurën, pranga 17-vjeçarit në Pogradec.

Rreh me grushte dhe përdhunon 17-vjeçaren, prangoset i riu nga Pogradeci. Burime nga policia lokale bënë me dije se mbrëmjen e së martës është arrestuar 27-vjeçari Klevis Guçe, pasi është denoncuar nga adoleshentja Xh.L., banuese po në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në periferi të qytetit. Sipas bluve, 17-vjeçarja kishte hipur në makinën e Guçes, me të cilin kishte lidhje dashurie që prej disa muajsh. Hetuesit e çështjes pohuan se vajza i ka thënë të dashurit të saj se do i jepte fund lidhjes me të.
I indinjuar nga vendimi i të dashurës, Klevis Guçe e ka goditur atë me grushte në fytyrë dhe trup. Por “inati” i 27-vjeçarit nuk ka përfunduar me kaq, pasi ai e ka përdhunuar adoleshenten. Pas denoncimit të prindërve të kësaj të fundit, policia ka arrestuar agresorin. Gjatë marrjes në pyetje, Guçe ka deklaruar se e keqtrajtoi të dashurën vetëm nga dashuria dhe se nuk mund të pranonte ndarjen me të.
Add new comment