Kamëz, makina përplas kalimtarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja.

Aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari në zonën e Institutit Bujqësor të Kamzës. Ngjarja ka ndodhur sot pranë Urës së Institutit. Një automjet i tipit Benz me targe AA 176, ngjyrë e errët, ka përplasur një qytetar, teksa kalonte rrugën. Sipas informacioneve që vinë nga policia, nuk dihen ende germat e fundit të targës.
Ndërkohë, këmbësori i plagosur paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë asnjë ndihmë të plagosurit. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të mjetit.
Add new comment