Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg mariuanë, në kërkim transportuesi.

Postuar në 09 Prill, 2014 04:47

Në vijim të operacioneve antidrogë  të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Sektori Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , një tjetër operacion antidrogë i koduar “Pacarela” është zhvilluar në mesnatë në aksin rrugor Gjirokastër _Tepelenë.

Një automjet tip Benz me targa fallco , që drejtohej nga shtetasi S.K, nga Fieri ,po lëviste me shpejtësi  në aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë , ku transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë të blerë në fshatin Lazarat.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekie të tij ku kanë bashkëpunuar me Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të bllkuar rrugën.

Drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka devijuar rrugën nacionale dhe është futur në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Hormovë , ku porsa ka kaluar pacarelën ka braktisur mjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësiar është larguar në drejtim të malit mbi fshatin Hormovë.

Në automjet u gjetën në bagazh dhe në sedilen e pasme 120 pako , të mbështjella me natriban , ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë gjithësej rreth 150 kilogramë .

Automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale.

Shtetasi S.K,është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.