Arrestohet grabitësi i pesë butikëve në Tiranë.

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen e pesë dyqaneve të rrobave në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë thënë se më datë 8 prill 2014, në kuadër të operacionit “BUTIKU” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, u bë arrestimi i personit në kërkim policor, i dyshuar si autori i vjedhjeve me dhunë në territorin e Kom.Pol.Nr.3, 1 dhe 4, shtetasit:Emilent Fatmir Dhepa, i datëlindjes 13.05.1977, lindur dhe banues në rruga “Jordan Misja” Tiranë.
Ky person, sipas policisë është dënuar me parë për “Vjedhje me dhunë”. Autori kryente vjedhje nën kërcenimin e armës, dhe konkretisht janë dekumentuar ngjarjet e datës 20 shkurt 2014, datës 7 mars 2014, datës 20 janar 2014, datës 24 mars 2014, dhe datës 27 mars 2014.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Add new comment