Basha: Domosdoshmëri të rikthehet në pushtet Partia Demokratike.

Postuar në 09 Prill, 2014 09:02

Ardhja e të djathtëve në qeverisjen e vendit sërish mbetet një kërkesë e vazhdueshme e Partisë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha duke ju referuar zgjedhjeve të fundit në Hungari dhe Francë insistoi se ere po fryn djathtas në kontinent. “Ky është një fakt që na shton besimin dhe optimizmin e fillimit tonë të ri për rritjen e besimit dhe të mbështetjes popullore ndaj PD-së dhe të djathtës për ringritjen me një mendje akoma më të hapur dhe me një organizim akoma më të fuqishëm në shtëpinë tonë të lirisë për rikthimin me forca, energji dhe vizione të reja në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes”, u shpreh Basha.

Në rastin e vendit tone, vijoi Basha, pa e tepruar aspak ky është një mision. “Ardhja e qendrës dhe e qendrës së djathtë në qeverisje është një domosdoshmëri për të ndaluar krizën pikiatë dhe për të rimarrë ringritjen. Hartimi dhe zbatimi i politikave që burojnë nga parimet e lirisë dhe shtetit ligjor, janë rruga e sigurtë për të kthyer në shinat e zhvillimit dhe përparimit Shqipërinë e marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të tipit ku rafsha mos u vrafsha nga arroganca, demagogjia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë Rama-Meta”, u shpreh Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.