Përplasen dy motora në Tiranë, një i plagosur.

Aksident rrugor në Tiranë nga përplasja e dy motorëve. Ngjarja shkaktoi plagosjen e një 61-vjeçari pasditen e sotme.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi pranë një qendre tregtare, kur 2 motorë u përplasën me njëri-tjetrin.
Dyshohet se shkaku i përplasjes së mjeteve, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë drejtuesit.
Një i ri që drejtonte motorinblu, u përplas, ndërsa 61-vjeçari ishte drejtuesi i motorit të bardhë.
Ky i fundit është dërguar në qendrën spitalore “Nënë Tereza” ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Add new comment