Policia greke kthen zemrën e Ilia Karelit: Iu hoq për autopsinë!.

Postuar në 08 Prill, 2014 15:51

Autoritetet greke pranojnëse Ilia Karelit, shqiptarit të vrarë në burg nga gardianët, i është hequr zemra.
Nën pretekstin e heqjes së zemrës për autopsi, policiagreke ka njoftuar Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik nëpërmjet një faksi në lidhje me këtë fakt.
Zemra e shqiptatit te vrare ne menyre makabre ne burg mesohet se ndodhet ne morgun e Selanikut.
Policia greke kërkon që autoritetet shqiptare të marrin në dorëzim zemrën e Ilia Karelit që i është hequr atij për arsye autopsie nga mjekët ligjorë, si dhe disa inde të pjesëve të ndryshme të trupit të marra për të njëjtin qëllim.
Gardianet ne gjykate
Gjykata greke në qytetin e Serresit ka hapur sot nga mëngjesi një seancë maratonë të dëgjimit të dëshmive të 8 gardianëve të akuzuar për vrasjen e shtetasit shqiptar Kudret Kume, njohur si Ilia Kareli.
Shtatë gardianët e tjerë, që plotësojnë numrin e 15 personave të akuzuar për ngjarjen, pritet të dëgjohën para gjykatës të premten.
Seanca është mbajtur nën masa të rrepta sigurie për shkak të ndjeshmërisë së cështjes.Forca të shumta policore kanë izoluar godinën e gjykatës së qytetit të Serresit, ndërsa dëgjimi zhvillohet pa praninë e mediave.

Grupi hetimor do të vendosë masën e arrestit për të akuzuarit në fund të seancave të marrjes në pyetje të gardianëve.
Drejtori i burgut do të përballet me akuzën e fshehjes së krimit. Ajo që është e sigurtë është se të gjithë rojet humbasin punën.

“Zyrtarët e burgut janë plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se aktakuza u drejtohet atyre dhe ata do të vijnë për të kërkuar falje me besim të plotë në gjykatësin hetues dhe prokurorin “, ka thënë avokati i një prej të akuzuarve, i cituar nga Protothema.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.