Hetimi për shkarkimet në polici, Burgaj: Firmosa 15 lëvizje, mbaj përgjegjësi.

Komisioni hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit është mbledhur sot duke marrë në pyetje disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të këtij sektori.
Komisioni i filloi punimet rreth orës 14:00. Në hyrje të seancës ka pasur debate mes kreut të këtij komisoni Arben Ristani dhe deputetitsocialist Taulant Balla lidhur me praninë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ne mbledhje.
Balla kërkoi që Ministri të paraqitet në Komision në orën 18:00,pas mbarimit të seancave dëgjimore me drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Kjo u kundërshtua nga Ristani, pasi sipas tij nuk është parashikuar në planin për seancën e sotme, por per nesër në 12:00.
Seanca dëgjimore ka vijuar me pyetjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ka deklaruar se është larguar me dorëheqje në zbatimi të ligjit nga policia.
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, më pas ka drejtuar një pyetje për ish-drejtorin Burgaj: A janë bërë emërimet konform ligjit?
“Ka patur raste kur janë shkarkuar Drejtorët, jam konsultuar me Ministrinë e Brendshme, lëvizjet janë bërë sipas gradave. Konsultat historikisht janë bërë me Ministrat e Shtetit, nuk mund të them nëse kjo ka pasur ndikim te rendi. Vendimet i kam marrë unë dhe për këtë mbaj përgjegjësi unë. Ndërkaq ripranimet janë bërë në përshtatje me ligjin, një pjesë e tyre kanë qenë në proçes ripranimi.Unë kam bërë gjithsej 15 largime dhe ripranime, kam zbatuar ligjin e Policisë së Shtetit”, u përgjigj ish-drejtori i policisë së shtetit.
Një tjetër pyetje ka ardhur nga deputeti Flamur Noka, nëse Sokol Bizhga plotëson kriteret për zv/drejtor të përgjithshëm të Policinë e Shtetit pas masës disiplinore ndaj tij.
Add new comment