Berisha akuza Ramës: Marrëveshja me FMN, skenari i Papandreut.

Parlamenti është përfshirë prej gati 10 orësh në një debat lidhur me marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar ndërkombëtar, e cila parashikon lëvrimin e një kredie të butë prej 331 milionë eurosh. Sipas opozitës kjo marrëveshje do të kërkojë rritje të rejataksash dhe do të rëndojë mbi qytetarët. Ndërkohë përfaqësues të qeverisë argumentuan se kjo marrëveshje do të sjellë një çlirim të ekonomisë dhe gjallërim të klimës së biznesit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha iu kundërpërgjigj Ramës seai po e çon vendin në krizë, siç bëri Papandreu me Greqinë. “Jemi në një seancë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët shqiptar, ku partia në pushtet e cila 8 vite është qepur ditë e natë kundër borxhit, voton sot marrjen e një borxhi me jo një apo dy, por me 21 kushte. Historiku është tërësisht skenari i Papandreut, i cili nisi në fundin e verës, u duk i qartë ku ekspert të shquar botëror i thanë kryetarit të PS se me këto që thua shanset e dështimet i ke 95%.”- tha Berisha.
Sipas Berishës, tetorin që kaloi banka dhe FMN organizuan një seminar, ku i tha tullë se nuk ke program, dhe nëse deri në dhjetor qeveria nuk e ka gati programin, problemi do denoncohet botërisht. “Historia e skenarit grek në Shqipëri është më i dhimbshëm, pasi bazohet tek iluzioni. Në të gjitha konferencat për Shqipërinë ka pasur një konfirmim unanim; Ekonomia nuk ra në recension. Në ekonomi kriza s’ka recension. Kriza është recension. Ekonomia shqiptare ishte nga ato ekonomi më të pakta që i rezistojë krizës, jo vetëm ruajti rritjen, por gjenerojë të ardhurat ndër vite. U dyshifuan të ardhurat, u ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, 720 ujësjellës-kanalizime. Mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale, rroga mesatare u rrit në 270-520 mijë lekë. Shqipëria ndehu krizën padyshim. Reminitancat ranë dhe u kthyen shumë emigrantë. Në vend që të kërkonit forcimin e rritjes së të ardhurave, apo të kalonit në 108 për qind zbritët pritshmëritë”-shtoj më tej Berisha në seancën plenare.
Ndonëse qeveria Rama pretendoi se do luftonte borxhin dhe varfërinë, sipas Berishës kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas tij, financat shqiptare u shndërrruan në piramidë të tmerrshme. “Borxhi fluturoj nga 62 në 75 për qind. Viti 2015 ose do ketë një gërshërë tek rrogat dhe pensionet ose do falimentoni për të paguar borxhin. Ju nuk e paguani dot borxhin, këto janë shenjat.”- vijoj më tej Sali Berisha.
Duke përmendur të gjitha kushtet që FMN i ka vendosur qeverisë Shqiptare, Berisha i citoj të gjitha ato duke iu drejtuar mazhorancës me pyetjen: “Pse FMN për 330 milion euro ka pranuar këto kushte?! Jua ka shkruajtur Sali Berisha këto pika apo vetë FMN?!”- tha Berisha. Berisha i argumentoj se këto kushte u vunë pasi ulur prodhimin e naftës në vend, keni detajuar 14 për qind më pak pije alkoolike, apo duhan. Etj. “Tabelat tregojnë një rënie të theksuar të depozitave. Tabelat tregojnë një rënie në muajin janar-shkurt se keni dy muaj që nuk jepni pensionet e invaliditetit”- tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha tha se opozita është e gatshme të votojë pro marrëveshjes, në rast se mazhoranca pranon amendamentet e propozuara prej saj.
“Ju këshilloj ose të pranoni amendamente tona që i garantojnë shqiptarët se nuk do të ritet mosha e pensioneve, nuk do vendoset taksë mbi rrugët, nuk do vendoset taksë mbi shitjet tokën në ndërtime, janë të gjitha në marrëveshje këto. Pranoni amendamentet tona dhe ne të votojmë kredinë. Megjithëse me zemër të thyer. Do thellohet kriza në mënyrë të jashtëzakonshme, do të godasin bizneset, fuqinë blerëse të shqiptarëve, sipas INSTAT keni rritur papunësinë në 17.7% nga 12.8% që ishte. Shqiptarët po varfërohen në mënyrë të përditshme. Kthehuni me fytyrë nga qytetarët”_ u shpreh Berisha.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot në Kuvend se reforma e pensioneve është e domosdoshme për faktin se aktualisht i merr buxhetit të shtetit 420 milionë dollarë për të subvencionuar skemën defiçitare. Sipas tij, të rinjtë duhet të kuptojnë se po nuk kontribuan sot për pensionin e tyre, sepse nuk do të ketë para për ta pasi shteti nuk mund të kontribuojë pafundësisht skemën e pensioneve.
“Shqipëria është shteti me moshën më të ulët të daljes në pension në Evropë, e nga ana tjetër, popullsia po jeton më gjatë. Sot me moshën demografike që kemi, një individ merr pension për 30 vjet dhe mjafton të ketë punuar 15 vjet gjatë jetës së tij. Kjo është logjika që na çoi në greminë. Sa për të bërë një krahasim: në skemën e pensioneve hedhim çdo vit ekuivalenten e shumës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Por, sa mirë do të ishte Shqipëria sikur këto para të shkonin për ndërtimin e shkollave dhe rrugëve të reja?”, tha ministri.
Veliaj shtoi se me reformën e pensioneve do të rriten të ardhurat, kontributet do të mblidhen më mirë, si dhe do të rritet baza e atyre që kontribuojnë. Ai kujtoi se alternativa e qeverisë së mëparshme ishte të mos ua jepte për gjashtë muaj ndihmën ekonomike 108 mijë familjeve shqiptare. “Kultura e ‘hamë-pimë se faturat i paguajnë këta që vijnë pas nesh’, duhet të marrë fund”, tha ministri Veliaj.
Hë borxhe të prapambetura.”
Add new comment