Mallakastër, gjendet një kufomë me plagë në kokë, e mbyllur në rrjetë.

Një kufomë e seksit mashkull u gjet nga banorët e fshatit Poçem në Mallakastër.Policia tha se kufoma është pare ne ujrat e lumit Vjose ne vendin e quajtur Ura e Poçemit.
Njoftohet nga vendngjarja setrupi ishte i mbështjellë me rrjetë teli si dhe ishte lidhur me dy copa të rëndabalestra kamioni.
Kufoma ka nje çarje te madhe ne balle dhe kjo ka bere qe ekspertet te dyshojne per vrasje.
Dyshimet e para bien mbi nje person te zhdukur nga Vlora, familjaret e te cilit shkuan në vëndngjarje për ta identifikuar.
Policia dyshon se ky person eshte vrare dhe me pas eshte hedhur prej nje jave ne lumin Vjose.
Add new comment