Identifikohet kufoma në Mallakastër, viktima nga Vlora dyshohet se u vra për drogë.

Policia ka identifikuar kufomën që u gjet dje në ujërat e lumit Vjosa në Mallakastër.
Viktima është shtetasi Roland Maçi nga Vlora, baba i dy fëmijëve dhe i dënuar më parë për trafik droge.Gruaja e viktimës ka bërë edhe identifikimin e tij pasi më datën 26 mars kishte bërë kallëzim për zhdukjen e bashkëshortit të saj.
Roland Maçi u gjet i vrarë mesditën e djeshme, poshtë urës së Poçemit në Mallakastër nga një banor i zonës.
Kufoma u gjet e lidhur me dy fije balestre, që të mund të qëndronte nën ujë. Dyshohet se Roland Maçi është qëlluar në kokë, është lidhur dhe më pas është hedhur në lumë për të humbur gjurmët e krimit.
Një nga pistat e policisë është prishja e pazareve të drogës që kanë çuar edhe në eleminimin e Roland Maçit.
Add new comment