Kuvend-Meta: Marrëveshja me FMN-në sipas nenit 156 të Kushtetutës.

Postuar në 03 Prill, 2014 09:35

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sqaroi procedurën që po ndiqet sot në parlament në shqyrtimin e marrëveshjes financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Do ju ftoja të jemi konstruktivë lidhur me procedurën që po ndiqet. Qeveria e ka sjellë marrëveshjen referuar nenit 156 të Kushtetutës, që thotëse ‘shteti mund marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare kur autorizohet me ligj”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.

Këta të fundit më herët pretenduan marrëveshja e sjellë në Kuvend i referohet nenit 121 të Kushtetutës që flet për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa kërkuan më shumë kohë në dispozicion në shqyrtimin e saj.
Në vijim të shpjegimit të tij, kryetari i Kuvendit tha se nuk është faji i ministrit të Financave që aplikimit për këtë shumë nga qeveria shqiptare FMN-ja i është përgjigjur me mirëbesim.

“Këtu më duket se kemi të bëjmë me një mënyrë të re dhe me instrumenta të reja, që nuk kanë të bëjnë me nenin 121 të Kushtetutës”, tha Meta.
Duke ftuar palët ta mbyllin debatin për këtë çështje, kryeparlamentari nënvizoi se kushdo që do të flasë në emër të grupit të PD-së për marrëveshjen me FMN-në do të diskutojë sa të dëshirojë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.