Protesta para ambasadës në Tiranë, digjet flamuri grek.

Disa anëtarë të grupimit “Lëvizja Reago për Drejtësi” protestuan përpara ambienteve të ambasadës së Greqisë në Tiranë në shenjë reagimi ndaj humbjes së jetës të 42 vjeçarit shqiptar në burgjet greke. Duke marrë shkas nga vdekja e Ilia Karelit, të rinjtë aktivistë bënë thirrje për drejtësi dhe respektim standardesh në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ata në shenjë simbolike dogjën përpara medias një flamur të shtetit grek. 42-vjeçari shqiptar Ilia Kareli humbi jetën teksa vuante dënimin në burgun grek të Nigritas,për shkak të torturave dhe dhuna e ushtruar ndaj tij prej gardianëve të burgut.
Add new comment