Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta e Arvizu në Çorovodë, takim në biznesin fason.

Postuar në 07 Qershor, 2014 05:06

Rreth 500 vende të reja pune priten të hapen prej një biznesi fason që merret me prodhimin e këpucëve në qytetin e Çorovodës. Investimi pritet të ulë ndjeshëm numrin e lartë të papunsisë. Gjatë një vizite në ambjentet e këtij biznesi fason, kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, kanë shprehur vlerësimin maksimal për kushtet e punës dhe mundësitë që ky investim po krijon për uljen e papunsisë në Çorovodë.

Hakmarrja, vritet me armë babai, i plagosin djalin e shokun.

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:44

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës, ndërsa policia është përqendruar në pistën e një sherri të momentit por nuk përjashtohet as vrasja për motive hakmarrjeje.

Enver Barbullushi 52 vjeç dhe Samet Barbullushi, 25 vjeç babë e bir si dhe Nezi Shega, 46 vjeç një mik i tyre kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë të një lokali pranë një karburanti, ku 4 persona të identifikuar nga policia kanë hyrë dhe kanë qëlluar drejt tyre.

Trafiku, “anija e kokainës” dy herë në Durrës, ja itinerari i plotë.

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:43

Anija e transportit të mallrave që mban emrin “Jilhan” është në pronësi të kompanisë italiane MSC dhe qarkullon në dete me flamurin panamez, ka ndjekur një itenerar të çuditshëm. Siç bëhet e ditur nga policia e Malit të Zi, kjo anije është nisur nga Durrësi në datën 25 maj, për të qarkulluar nëpër det dhe më pas është rikthyer sërish në datën 5 qershor po në portin e Durrësit, ku është ankoruar në mesditë.

Krimet e Rënda lënë në burg paketuesin e drogës së Divjakës.

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:36

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lë në burg Kleviol Ahmetaj, të riun e arrestuar pak ditë më parë në Lushnje. Ahmetaj ra në pranga e policisë si personi i dyshuar se ka paketuar lëndën narkotike e cila do të ngarkohej në avionin e pilotit italian Giorgio Rifotmato të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës një muaj më parë.
 
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë Gjykatësja Ilirjana Olldashi nuk lejo gazetarët në sallë.

Sherrin në lokal e zgjidhin jashtë me armë, dyshohet të ketë viktima

Postuar në 06 Qershor, 2014 14:01

Një shkëmbim zjarri mes dy personave është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës. Mësohet se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Grindja mes dy personave mësohet të ketë ndodhur brenda në lokal, dhe më pas ata kanë dalë jashtë ku edhe është përshkallëzuar sherri mes tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se si rezultat i të shtënave ka edhe të vdekur. 

Krujë, policia asgjëson 200 rrënjë kanabis, ishte mbjellë në 5 parcela

Postuar në 06 Qershor, 2014 13:59

Policia e Krujës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 200 rrënjëve kanabis e mbjellë në 5 parcela në fshatin Bret. Lajmi konfirmohet nga policia sipas së cilës gjatë kontrollit të ushtruar në këtë territor për evidentimin e zonave të kultivimit të lëndës narkotike u zbuluan 5 parcela ku ishin të mbjellura 200 rrënjë kanabis sativa.

Nga efektivët blu u krye asgjësimi me djegie i parcelave, ndërsa ka nisur puna për hetimin dhe identifikimin e personave përgjegjës për mbjelljen e lëndës narkotike.

Turizmi, firmoset memorandumi me operatorët cek:Potenciale të mëdha

Postuar në 06 Qershor, 2014 13:57

Firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes operatorëve turistik çek e Shqiptar, në kuadër të formalizimit të bashkëpunimit për  Turizmin. Zv Ministri i Turizmit, Alfred Dalipi u  shpreh se kjo marëveshje është një shans në promovimin e turizmit shqiptar në Çeki, teksa i cilësoi operatorët turistik ambasadorë të vendit.

Sakaq, ambasadorja ceke Branislava Tomashova falenderoi Ministrinë dhe unionin e operatorëve turistikë të vendit, për turin studimor 5 ditor që iu bë përfaqësuesve çekë.

Shqipëria, për herë të parë anëtare e ILO, Veliaj: Krenar për progesin

Postuar në 06 Qershor, 2014 13:55

Për herë të parë në histori,  Shqipëria zgjidhet anëtare e bordit drejtues të ILO-s, me më shumë se 400 vota. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i pranishëm në punimit e sesionit të 103-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që u zhvillua në Gjenevë, u shpreh se ndihet krenar për progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë keto muaj me modernizimin e zyrave të punës dhe reformën e pensioneve.
 

Vlorë, një banesë përfshihet nga flakët e zjarrit, s’ka të lënduar

Postuar në 06 Qershor, 2014 13:52

Shkrumbohet nga flakët e zjarrit rreth mesditës një banesë dykatëshe në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës.
 
Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, por katër prestarët e familjes së Velko Qirjakos kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia dhe nuk kanë pësuar lëndime.
 
Drejt vendngjarjes janë nisur tre zjarrfikëse, të cilët kanë neutralizuar zjarrin.
 
Zonja e shtëpisë, Olimbi Qirjako, rrëfen për mediat momentet e para të rënies zjarrit, teksa shton se së bashku me dy vajzat dhe burrin nuk mundin ti vinin flakët nën kontroll.

Shkodër, tentoi të trafikonte 3 vajza 15-vjeçare, në pranga Xhevahir Osja.

Postuar në 06 Qershor, 2014 06:32

- Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Xhevahir Osja për trafik prostitucioni. Osja tentoi të trafikonte 3 vajza të moshës 15-vjeçare për qëllime prostitucioni.
 
Sipas policisë së Shkodrës ai akuzohet për veprën penale të trafikut të prostitucionit.
 
Ndërkohë policia po punon për përfshirjen personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në trafikimin e vajzave për qëllime prostitucioni.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara