Turizmi, firmoset memorandumi me operatorët cek:Potenciale të mëdha

Firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes operatorëve turistik çek e Shqiptar, në kuadër të formalizimit të bashkëpunimit për Turizmin. Zv Ministri i Turizmit, Alfred Dalipi u shpreh se kjo marëveshje është një shans në promovimin e turizmit shqiptar në Çeki, teksa i cilësoi operatorët turistik ambasadorë të vendit.
Sakaq, ambasadorja ceke Branislava Tomashova falenderoi Ministrinë dhe unionin e operatorëve turistikë të vendit, për turin studimor 5 ditor që iu bë përfaqësuesve çekë.
"Prania e agjensive të njohura ceke të udhëtimit është një fakt që konfirmon dëshirën e cekëve për të kaluar pushimet në Shqipëri. Pasi kam ndarë me ta përshtypjet e para për udhëtimet e tyre, jam e sigurt se ato do jenë ambasadorë të mirë për vendin në republikën Ceke. Besoj fort se marëveshja ndërqeveritare për turizmin do të lidhet shpejt mes dy vendeve." tha Tomasova
Përfaqësuesi çek i operastorëve turistik, Michal Veber u shpreh entuziast për udhëtimin teksa pohoi se përshtypjet për vendin janë postuar përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale, ku deri më tani janë më shumë se 2500 ndjekës. Ligji për turizmin pritet të formalizojë dhe zhdukë informalitetin e tregut turistik.
Add new comment