Krujë, policia asgjëson 200 rrënjë kanabis, ishte mbjellë në 5 parcela

Policia e Krujës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 200 rrënjëve kanabis e mbjellë në 5 parcela në fshatin Bret. Lajmi konfirmohet nga policia sipas së cilës gjatë kontrollit të ushtruar në këtë territor për evidentimin e zonave të kultivimit të lëndës narkotike u zbuluan 5 parcela ku ishin të mbjellura 200 rrënjë kanabis sativa.
Nga efektivët blu u krye asgjësimi me djegie i parcelave, ndërsa ka nisur puna për hetimin dhe identifikimin e personave përgjegjës për mbjelljen e lëndës narkotike.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike ”.
Aksioni i policisë vjen në kuadër të nismës së marrë nga strukturat blu për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike në të gjithë territorin. Sipas policisë Kontrollet do të vijojnë, me synim monitorimin e plotë të të gjithë territorit.
Add new comment