Krimet e Rënda lënë në burg paketuesin e drogës së Divjakës.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lë në burg Kleviol Ahmetaj, të riun e arrestuar pak ditë më parë në Lushnje. Ahmetaj ra në pranga e policisë si personi i dyshuar se ka paketuar lëndën narkotike e cila do të ngarkohej në avionin e pilotit italian Giorgio Rifotmato të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës një muaj më parë.
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë Gjykatësja Ilirjana Olldashi nuk lejo gazetarët në sallë.
Ahmetaj u arrestua pasditen e të mërkurës në Lushnjë, nga skuadrat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale. Arrestimi erdhi pas një mandati të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij në pakot e drogës së sekuestruar në plazhin e Divjakës në 10 maj. Ahmetaj, akuzohet se bashkë me Aurel Pupen, po nga Lushnja, kanë paketuar dhe ndihmuar Bajramajn të dërgojë drogën në plazh.
Nga këtu, droga do të merrej me avionin tip Piper, nga piloti italian Giorgo Riformato. Piloti bëri një ulje të pafat duke dëmtuar rrotën e parë të avionit, çka bëri që të ngecte në rërën e plazhit të Divjakës, pa e ngarkuar drogën që do e dërgonte në Leçe.
Për trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 460 kg marijuanë, janë aktualisht 4 të arrestuar ndërsa hetimet e krimeve të rënda vijojnë.
Add new comment