Sherrin në lokal e zgjidhin jashtë me armë, dyshohet të ketë viktima

Një shkëmbim zjarri mes dy personave është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës. Mësohet se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Grindja mes dy personave mësohet të ketë ndodhur brenda në lokal, dhe më pas ata kanë dalë jashtë ku edhe është përshkallëzuar sherri mes tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se si rezultat i të shtënave ka edhe të vdekur.
Add new comment