Arkiv-Lajme të përditësuara

Banorët e Kalimashit protesta për dhënien me koncesion të miinierës.

Postuar në 03 Qershor, 2014 07:33

Banorët e Kalimashit kanë protestuar për minierën e kromit të dhënë me koncesion. Banorët thonë se pasuria e tyre po shfrytezohet nga firma fantazëm që po e shkaterrojnë prej 4-vitesh.

Banoret duan t’a shfrytëzojnë vetë minierën dhe kërkojnë shpërbërjen e koncesionit. Në vendgjarje kanë shkuar rreth 100 efektivë blu, përfshirë edhe forcat e FNSH-së.

 

Durrës, makina përplas për vdekje 76 vjeçarin, ndalohet drejtuesi i saj.

Postuar në 03 Qershor, 2014 07:30

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e sotmë në zonën e plazhit në Durrës ku një makinë ka përplasur një këmbësor 76 vjeçar

Mjeti tip Range Rover me targa AA 200 ID që drejtohej nga shtetasi, Saimir Kurti, në afërsi të sektorit Apollonia ka askidentuar për vdekje shtetasin, Gazi Zaçi, 76 vjec banuees në Durrës.

76 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nsiur punën për zbardhjen rrethanave të aksidentit.

Hapen 8 vende vankate për t’u bërë prokuror,kandidatët votim në këshill.

Postuar në 03 Qershor, 2014 02:47

 Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hapur 8 vende vakante për prokurorë në 6 pozicione. Hapja e vendeve bosh, është bërë që prej mesit të muajit maj të këtij viti ku njoftoheshin të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, për të kandiduar në vendet vakante si: Prokurorinë e Përgjithshme 1 pozicion, Apeli në Tiranë 1 pozicion, Apeli në Shkodër 1 pozicion, Apeli Vlorë 1 pozicion, prokuroria Berat 1 pozicion, prokuroria Vlorë 2 pozicione, prokuroria Tropojë 1 pozicion.

Dibër, arrestohen 2 të kërkuarit për vrasje e plagosje,ngjarja në prill.

Postuar në 03 Qershor, 2014 02:45

 Policia e Dibrës ka arrestuar Ilir Rajtan i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Shpendi Skana dhe plagosjen e Ndriçim Cukut, ngjarje e cila ka ndodhur në 30.04.2014 në Lurë.

Sipas bluve të Dibrës në pranga ka rënë edhe Arben Vladi, pasi mendohet se ndihmoi autorin të arratisej . Sipas hetimeve të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të vrasjes, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Durrës, 27 vjeçarja hidhet nga kati katërt, në gjendje të rëndë.

Postuar në 03 Qershor, 2014 02:43

Një 27-vjeçare me iniciale A.GJ, nga qyteti i Durrësit ka tentuar të bëjë vetvrasje ndërsa është hedhur nga kati i katërt i banesës. Ngjarja ka ndodhur në orën 01: 20 minuta në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë 27-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet me bashkëshortin. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Librazhd, arrestohet ish-drejtori i Ujësjellësit, shkak korrupsioni.

Postuar në 03 Qershor, 2014 02:39

 Ish-drejtori i Ujësjellësit të Librazhdit, Petrit Zeneli, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

52-vjeçari u arrestua në flagrancë nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik. Sipas hetimeve paraprake Petrit Zeneli ka miratuar lejen e ndërtimit mbi tubacionin kryesor të Ujësjellësit Elbasan.

Arrestimi i tij u bë në një operacion të koduar "Kolektori", ndërsa vazhdojnë hetimet e mëtejshme.

Grabitet menaxheri i një qendre tregtare, autorët djegin makinën.

Postuar në 02 Qershor, 2014 15:04

Menaxheri i qendrës tregtare më të madhe në Fier, ETC është grabitur gjatë mesditës së sotme nga persona të maskuar dhe të armatosur. Rreth orës 15:15 në parkingun e kësaj qendre tregtare disa persona kanë ndaluar menaxherin dhe një punonjëse tjetër të ETC-së duke u grabitur një shumë prej 3 milionë lekësh dhe më pas janë larguar me një automjet tip Fiat Punto. Mësohet se menaxheri po transportonte këtë shumë të madhe parash nga qendra tregtare për në bankë.
 

Lagjja e re në Kukës pa infrastrukturën minimale jetike.

Postuar në 02 Qershor, 2014 15:01

Prej vitesh lagjja e re e qytetit të Kukësit gjendet mes shumë problemeve pasi në këtë zonë mungon infrastruktura më bazike për të jetuar. E ndërtuar si zonë informale pas viteve '90, në këtë lagje nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rehabilitimin e infrastrukturës ku për rrugë dytësore të shtruara, trotuare e ndriçim publik as që bëhet fjalë.
 

Dhuna ndaj grave, 50 urdhra mbrojtje në 4 muaj Gjykatën e Fierit.

Postuar në 02 Qershor, 2014 11:12

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier prej kohësh po përballet më një fluks kërkesash për urdhra mbrojtje që vijnë nga gratë për bashkëshortët e tyre.
 
Vetëm gjatë katër mujorit të parë të këtij viti në këtë gjykatë janë depozituar nga femrat rreth 50 urdhra mbrojtjeje, ndërsa avokati Ermal Hamataj, teksa e konfirmon këtë problematike ndalet tek arsyet që çojnë në këtë fenomen.
 

Hapet stacioni zjarrfikës në Tunelin e Krrabës, rritet siguria.

Postuar në 02 Qershor, 2014 11:10

Ditën e sotme nisi të funksionojë me kohë të plotë stacioni zjarrfikës (PMNZSH) në Tunelin e Krrabës. Në stacion u vendos automjet zjarrfikës, ndërsa personeli u akomodua në një ambient të posaçëm pranë hyrjes së Tunelit, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo rast urgjence në 24 orë.
 
Stacioni i shërbimit Zjarrfikës, do të shërbejë për rritjen e sigurisë publike.
 
Tuneli ka një ngarkesë lëvizje automjetesh të konsiderueshëm, pasi gjendet në mesin e aksit rrugor nacional që lidh Tiranën me Elbasanin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara