Dibër, arrestohen 2 të kërkuarit për vrasje e plagosje,ngjarja në prill.

Policia e Dibrës ka arrestuar Ilir Rajtan i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Shpendi Skana dhe plagosjen e Ndriçim Cukut, ngjarje e cila ka ndodhur në 30.04.2014 në Lurë.
Sipas bluve të Dibrës në pranga ka rënë edhe Arben Vladi, pasi mendohet se ndihmoi autorin të arratisej . Sipas hetimeve të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të vrasjes, i cili ka qenë në gjendje të dehur.
Ky i fundit ka qëlluar me breshëri automatiku Skanën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka plagosur edhe Ndriçim Çukun teksa ka ndërhyrë për ti ndarë.
Add new comment