Hapen 8 vende vankate për t’u bërë prokuror,kandidatët votim në këshill.

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hapur 8 vende vakante për prokurorë në 6 pozicione. Hapja e vendeve bosh, është bërë që prej mesit të muajit maj të këtij viti ku njoftoheshin të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, për të kandiduar në vendet vakante si: Prokurorinë e Përgjithshme 1 pozicion, Apeli në Tiranë 1 pozicion, Apeli në Shkodër 1 pozicion, Apeli Vlorë 1 pozicion, prokuroria Berat 1 pozicion, prokuroria Vlorë 2 pozicione, prokuroria Tropojë 1 pozicion.
Sipas komisionit që është angazhuar për shqyrtimin e dokumentacionit të kandidatëve tashmë afati i dorëzimit të dokumentave ka përfunduar dhe se pritet që brenda këtij muaji të mblidhet Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme për të votuar për secilën nga kandidaturat, që ka shpalosur kërkesë për t’u bërë prokurorë në 8 vendet e shpallura vakand.
Add new comment