Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, ekzekutohet ish-kreu i CEZ Laç, atentati i 2 ndaj Skejës.

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:12

Ekzekutohet me breshëri automatiku në mes të ditës në Tiranë, ish-drejtori i filialit të CEZ-Shpërndarje në qytetin e Laçit, Viktor Skeja. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në rrugën “Riza Cerova” pranë Shkollës së Kuqe.  

Dukagjin, humb jetën turisti çek 44-vjeçari u rrëzua në greminë

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:07

Ka qënë duke soditur natyrën e virgjër të Thethit por ka rrëshqitur e  ka rënë në greminë e për pasojë ka humbur edhe jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin e Ndërlysës në komunën e Shalës kur turisti çek, 44-vjeçari David Polach i shoqëruar edhe nga 3 turistë të tjerë çek kanë qënë duke shkuar pranë Syrit të Kaltër me motorçikleta, për ta vizituar atë.

Fushë-Krujë, digjet makina e tregtarit, shkak konkurenca

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:06

Konkurenca mes tregtarëve duket se është shkaku kryesor për djegien e një makine mbrëmjen e së shtunës në Fush-Krujë.
 
Mjeti tip Ford “Fiesta” me targa AA 654 HH ishte në pronësi të tregtarit të fruta perimeve Shtjefën Kaci, i cili është banues i Fushë-Krujës.
 
Zjarrvënia duket e qëllimshme dhe dyshohet se shkak për të është bërë konkurenca.
 
Policia e Krujës nuk ka shoqëruar asnjë person për këtë ngjarje, por priten hetime për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.
 

Trafiku i drogës, Kodheli: I takon Prokurorisë të merret me këtë gjë

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:28

Pas publikimit të rezultateve të Komisionit Parlamentar Hetimor një ditë më parë lidhur me trafikun e drogës, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Duke i quajtur akuzat e deritanishme “keqdashëse e provokative nga disa elementë të opozitës”, ministrja Kodheli tha se tashmë i takon prokurorisë të merret me këtë gjë.
 

Korçë, promovohet simultania e Shahut, së shpejti akademi shahu

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:27

Është promovuar në Korçë këtë fundjavë simultania e Shahut. Me pjesëmarrjen e mjeshtërve të mëdhenj të shahut shqiptar, Fatos Muça dhe Erald Dervishi, në pedonalen e qytetit është organizuar një konkurs shahu, ku pjesëmarrës të moshave të ndryshme kanë sfiduar njëri-tjetrin në këtë sport të veçantë.
 
Mes të apasionuarve të këtij sporti, të cilët kanë shpalosur talentin e tyre ka qenë edhe kreu i baskisë së Korçës Sotiraq Filo.
 

Lushnjë, pranga 2 motrave, dhunuan 11-vjeçaren se i vodhi celularin

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:26

y motra nga Lushnja janë arrestuar nga policia, pasi kanë mbajtur për rreth 1 orë një minorene, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike e verbale mbi të. Merita Prosheva 22 vjeç banuese në Lushnjë, dhe Majlinda Lena 30 vjeç, banuese në Gramsh, kanë marrë në banesën e tyre 11-vjeçaren me iniciale K.C, dhe e kanë mbajtur për gati një orë forcërisht në banesën e tyre, me pretendimin se kjo shtetase u kishte marrë një celular.

Berat, pranga 26-vjeçarit, ishte në kërkim për trafik lëndësh narkotike

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:03

Një 26-vjeçar i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Berat. Në sajë të operacionit policor “Porosia” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Genti Hysa.
 
Sipas policisë së Beratit, në bashkëpunim me 2 shtetas të arrestuar kanë transportuar lëndë narkotike nga Tirana në Berat.
 
Fillimisht Genti Hysaj mundi t’i shpëtojë arrestimit në momentin e ndalimit të bashkëpunëtorëve të tij, por pak më vonë ka rënë në prangat e policisë.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Bari, kapen 1.3 ton drogë me vlerë 13 mln €, pranga shqiptarit

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:01

Një tjetër sasi e madhe lëndë narkotike, me vlerë prej 13 milionë euro me origjinë nga Shqipëria është bllokuar ditën e djeshme në Portin e Barit, pas një aksioni të përbashkët nga oficerët e Guardia di Financa dhe ato të doganave. Droga është zbuluar kur kamioni ka kaluar në skaner. Në pranga është vënë Detar Dahulia 34 vjeç, me origjinë nga Berati dhe me banim në Tiranë, i cili ishte duke transportuar me kamionin e tij sasinë prej 1270 kilogramë kanabisa sativa, të ngarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri.

Sekuestrohen 1270 kg kanabis në portin e Barit, vinte nga Shqipëria

Postuar në 31 Maj, 2014 10:20

Rreth 1270 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në Itali, si dhe është arrestuar një shtetas shqiptar. Droga që vinte nga Shqipëria ishte fshehur në një kamion. Aksioni i “Guardia di Finanza” në Bari, ka mundur të sekuestrojë lëndën narkotike gjatë një kontrolli të ushtruar në port. Gjatë kontrollit të mjeteve që kishin mbërritur në port, u gjet droga e fshehur në kamion, e cila ishte paketuar më 1177 pako.
 

Antidroga, Gjebrea: Të vendosur për parandalimin e kultivimit të kanabisit

Postuar në 31 Maj, 2014 10:18

Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea ka përshëndetur operacionet e fundit për asgjësimin e fidanëve të kanabisit në Kurvelesh dhe zona të tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja Gjebrea ka bërë publike se janë përfunduar dy operacione të përbashkëta antidrogë me Greqinë dhe Italinë. Gjebrea tha se në bashkëpunim me “Guardia di Finanza” do kryhet monitorimi nga ajri i territoreve ku dyshohet se mbillet kanabis.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara