Korçë, promovohet simultania e Shahut, së shpejti akademi shahu

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:27

Është promovuar në Korçë këtë fundjavë simultania e Shahut. Me pjesëmarrjen e mjeshtërve të mëdhenj të shahut shqiptar, Fatos Muça dhe Erald Dervishi, në pedonalen e qytetit është organizuar një konkurs shahu, ku pjesëmarrës të moshave të ndryshme kanë sfiduar njëri-tjetrin në këtë sport të veçantë.
 
Mes të apasionuarve të këtij sporti, të cilët kanë shpalosur talentin e tyre ka qenë edhe kreu i baskisë së Korçës Sotiraq Filo.
 
Për mjeshtrit e Shahut Korça është një ndër qytetet kryesore i cili premton shahistë të vërtetët në të ardhmen që do të jenë pjesë edhe e olimpiadës botërore.
 
Ndërkaq organizatorët kanë premtuar shumë shpejt hapjen edhe të një akademie shahu në këtë qytet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.