Berat, pranga 26-vjeçarit, ishte në kërkim për trafik lëndësh narkotike

Një 26-vjeçar i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Berat. Në sajë të operacionit policor “Porosia” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Genti Hysa.
Sipas policisë së Beratit, në bashkëpunim me 2 shtetas të arrestuar kanë transportuar lëndë narkotike nga Tirana në Berat.
Fillimisht Genti Hysaj mundi t’i shpëtojë arrestimit në momentin e ndalimit të bashkëpunëtorëve të tij, por pak më vonë ka rënë në prangat e policisë.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Add new comment