Lushnjë, pranga 2 motrave, dhunuan 11-vjeçaren se i vodhi celularin

Postuar në 01 Qershor, 2014 05:26

y motra nga Lushnja janë arrestuar nga policia, pasi kanë mbajtur për rreth 1 orë një minorene, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike e verbale mbi të. Merita Prosheva 22 vjeç banuese në Lushnjë, dhe Majlinda Lena 30 vjeç, banuese në Gramsh, kanë marrë në banesën e tyre 11-vjeçaren me iniciale K.C, dhe e kanë mbajtur për gati një orë forcërisht në banesën e tyre, me pretendimin se kjo shtetase u kishte marrë një celular.

Gjatë kësaj kohe, dy motrat kanë ushtruar edhe dhune fizike mbi të miturën.
 
Pas arrestimit në flagrancë, materialet i kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë, ndërsa mbi dy motrat rëndon vepra penale e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, e parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.