Fushë-Krujë, digjet makina e tregtarit, shkak konkurenca

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:06

Konkurenca mes tregtarëve duket se është shkaku kryesor për djegien e një makine mbrëmjen e së shtunës në Fush-Krujë.
 
Mjeti tip Ford “Fiesta” me targa AA 654 HH ishte në pronësi të tregtarit të fruta perimeve Shtjefën Kaci, i cili është banues i Fushë-Krujës.
 
Zjarrvënia duket e qëllimshme dhe dyshohet se shkak për të është bërë konkurenca.
 
Policia e Krujës nuk ka shoqëruar asnjë person për këtë ngjarje, por priten hetime për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.