Trafiku i drogës, Kodheli: I takon Prokurorisë të merret me këtë gjë

Pas publikimit të rezultateve të Komisionit Parlamentar Hetimor një ditë më parë lidhur me trafikun e drogës, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Duke i quajtur akuzat e deritanishme “keqdashëse e provokative nga disa elementë të opozitës”, ministrja Kodheli tha se tashmë i takon prokurorisë të merret me këtë gjë.
“Qeveria e fokusuar në pastrimin e institucioneve nga korrupsioni. Siguroj shqiptarët se FA nuk janë pjesë e pretendimeve absurde. Pjesa tjetër i takon një periudhe kur unë nuk drejtoja Ministrinë e Mbrojtjes. Akuzat janë keqdashëse e provokative nga disa elementë të opozitës. I takon prokurorisë të merret me këtë gjë”, tha ministrja Kodheli.
Add new comment