Antidroga, Gjebrea: Të vendosur për parandalimin e kultivimit të kanabisit

Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea ka përshëndetur operacionet e fundit për asgjësimin e fidanëve të kanabisit në Kurvelesh dhe zona të tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja Gjebrea ka bërë publike se janë përfunduar dy operacione të përbashkëta antidrogë me Greqinë dhe Italinë. Gjebrea tha se në bashkëpunim me “Guardia di Finanza” do kryhet monitorimi nga ajri i territoreve ku dyshohet se mbillet kanabis.
“Ministria e Brendshme është vendosur që të mos lejojë të përsëritet situata e vitit të kaluar të përsa i përket mbjelljes së kanabisit”, deklaroi Gjebrea.
Add new comment