Grabitet menaxheri i një qendre tregtare, autorët djegin makinën.

Menaxheri i qendrës tregtare më të madhe në Fier, ETC është grabitur gjatë mesditës së sotme nga persona të maskuar dhe të armatosur. Rreth orës 15:15 në parkingun e kësaj qendre tregtare disa persona kanë ndaluar menaxherin dhe një punonjëse tjetër të ETC-së duke u grabitur një shumë prej 3 milionë lekësh dhe më pas janë larguar me një automjet tip Fiat Punto. Mësohet se menaxheri po transportonte këtë shumë të madhe parash nga qendra tregtare për në bankë.
Menjëherë pas është njoftuar për ngjarjen policia ka marrë masat duke u vënë në kërkim, duke bërë edhe krehjen e zonës për gjetjen e autorëve.
Gjatë kërkimeve blutë e Fierit kanë gjetur të djegur automjetin me të cilin u larguan autorët e grabitjes në Hoxharë të Vjetër.
Add new comment