Shkrihet “Brisku dhe Reis”, Policia: Nga 1 qershori në një strukturë.

Postuar në 06 Qershor, 2014 06:30

Pas hyrjes në fuqi të strukturës së re të policisë më datë 1 qershor, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit këtë të premte janë shkrirë në një strukturë dy repartet ekzistuese “Brisku” dhe “Reis”.
 
Shkrirja në një e dy strukturave të mëparshme ka sjell dhe lirimin nga detyra të disa efektivëve të cilët kanë shërbyer më parë si forcë operacionale.
 
“Brisku” dhe “Reis” kanë funksionuar në mbrojtjen e zyrtarëve me funksione të veçanta, si dhe me ndërhyrje në situate të operacioneve të veçanta për arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë.
 
16 efektivët të cilët preken nga hyrja në fuqi e strukturës së re policore, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Policisë do të jenë efektivë të cilët do të shërbejnë në struktura të tjera të policisë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.