Trafiku, “anija e kokainës” dy herë në Durrës, ja itinerari i plotë.

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:43

Anija e transportit të mallrave që mban emrin “Jilhan” është në pronësi të kompanisë italiane MSC dhe qarkullon në dete me flamurin panamez, ka ndjekur një itenerar të çuditshëm. Siç bëhet e ditur nga policia e Malit të Zi, kjo anije është nisur nga Durrësi në datën 25 maj, për të qarkulluar nëpër det dhe më pas është rikthyer sërish në datën 5 qershor po në portin e Durrësit, ku është ankoruar në mesditë. Anija kishte transportuar 3 kontenierë me banane të porositura nga firma shqiptare “Rrapo Company”, prej të cilëve 2 kanë arritur ndërsa i treti ishte mbajtur pas dyshimeve të doganave malazeze, ku gjetën edhe 250 kilogramë kokainë të pastër.
 
ITINERARI I ANIJES

Anija “Jilhan MCI”, në pronësi të një kompanie italiane dhe me flamur panamez ka mbërritur më 3 qershor në mbrëmje në portin e Tivarit, Anija “Jilhan” më 25 maj ishte nisur nga porti i Durrësit dhe kishte shkuar në Portin e Korsini në Italinë e Jugut dhe më 28 maj kishte mbërritur në portin e Xhoia Tauro, po në Itali. Aty kishte ndjenjur 4 ditë me rradhë, dhe nuk dihet aktiviteti që është kryer në të. Anija më pas në datën 2 qershor kishte lundruar nga porti i Xhoia-s në drejtim të Adriatikut. Në datën 3 qershor anija kishte kaluar nëpër ujërat e detit Adriatik dhe ishte drejtuar për në portet e Malit të Zi. Por anija e mallrave ishte ndjekur me GPS për 19 orë, pasi kur ishte afruar bregut të Tivarit kishte fikur mjetin identifikues. Sipas Malazezëve GPS ishte fikur 10-11 kilometra nga bregu i detit dhe kjo kishte ndodhur në orën 23:45 minuta të asaj datë. Ajo ishte e ngarkuar me banane.

SËRISH NË DURRËS
Pasi kishte shkarkuar mallin në portin e Tivarit, anija kishte ndjenjur edhe një ditë dhe më pas ishte nisur sërish për lundrim. Këtë herë ishte nisur për në Durrës, aty nga ku ishte nisur në datën 25 maj për të lundruar në disa porte. Aktualisht hetimet janë shtrirë në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa është duke u kërkuar edhe ndihma e Interpolit për të marrë informacione në lidhje me aktivitetin e anijes dhe marinarëve gjatë qëndrimit në Itali. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.