Arkiv-Lajme të përditësuara
Arrestohet polici, i kërkoi 500 mijë lekë qytetarit, në këmbim të gjobës.
Njësia Task Forcë e Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me SHKB-në kanë arrestuar në flagrancë sot në mbrëmje, pas nje hetimi disa-ditor një oficer të Policisë gjyqësore pranë Sektorit te Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Në pranga të policisë ka rënë efektivi blu A.Elezi, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Itali, tenton vetëvrasjen Shqiptarja, pak muaj me parë vrau 3 vajzat e saj.
Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja nga Shqipëria, ka tentuar të mbysë veten në qelinë ku dhe vuante dënimin. Shtetasja shqiptare u shpëtua nga roja i sigurisë së burgut pasi kishte vënë re diçka të çuditshme në qelinë e saj.
Menjëherë e burgosura u shoqërua nga policia, e cila e dërgoi për në spitalin e Comos edhe pse ka qënë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur aty.
Edlira Dobrushi po vuan dënimin në qelinë e burgut Bassone, në Como të Italisë, pasi në datën 9 mars, vrau në mënyrë makabre me thikë tre vajzat e saj të moshës, 3, 10 dhe 13-vjeç.
Ndryshon kreu i Krimeve të Rënda të Tiranës, si dhe në 6 komisariate.
Vijojnë lëvizjet në postet drejtuese të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme, janë ndryshuar drejtuesit e Policisë Kriminale të Tiranës. Kështu Edvin Ndreu është emëruar Shef i Krimeve të Rënda për Tiranën, ndërsa Artur Shira është emëruar Shef i Antiterrorit në kryeqytet.
Po ashtu janë emëruar edhe drejtuesit e rinj të Krimeve të Rënda në 6 komisariate të kryeqytetit. Gentian Hila është emëruar në krye të Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.1, ndërsa Agim Hoxha është ka kaluar shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.2
U hodh nga kati 16, përcillet në banesën e fundit studentja 23-vjeçare.
Një ditë pas ngjarjes tragjike ku studentja 23-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 16-të i godinës “Sky tower” në kryeqytet, Iris Belba sot është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit, nga ku kishte edhe origjinën.
Hetimet e kryera deri më tani kanë nxjerrë në pah se prej kohësh e reja përjetonte një situatë të rënduar psikologjie pasi prindërit e saj kishin konflikt në çift, e për këtë shkak vajza ishte transferuar në Tiranë me të ëmën, ndërsa i ati jetonte në fier.
Zona muzeale,Bashkia Tiranë padit Qeverinë, Banorët: Duam pallate.
Vendimi për mbrojtien e një zone të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese, pasi Bashkia e Tiranës dhe banorët e zonës thonë se qeveria ka marrë një vendim antikushtetues dhe diskriminues duke iu mohuar atyre të drejtën për ta kthyer atë në një zonë të zhvilluar.
Vrau hasmin pasi doli nga burgu, 35 vite burg për Korrën.
Prokurori Ardian Nezha, ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin Festim Korra, njeriun që një vit më parë ekzekutoi me 7 plumba Hyqmet Pishën, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu i Peqinit. Sipas prokurorit Nezha gjatë fazës së hetimit është provuar se Korra ka vrarë Hyqmet Pishën në qendër të Elbasanit, pak ditë pasi ky i fundit u lirua nga burgu.
Huliganët maqedonas rrahin britalisht dy të rinj shqiptarë.
Shqiptarët në Shkup të Maqedonisë kanë rënë sërish pre e dhunës së huliganëve maqedonas. Në lagjen Gjorçe Petrov, aty ku edhe huliganët maqedonas shkatërruan javë më parë çdo biznes shqiptar për vrasjen e të një të riu maqedonas, gjatë orëve të natës dy të rinj shqiptarë kanë rënë pre e dhunës. Ata janë rrahur brutalisht, ndërsa janë dërguar në spital pas plagëve të shumta. Prindërit e tyre thonë se kjo që po ndodh vazhdimitsht, dhuna ndaj shqiptarëve, duket se është një aparteid politik kundrejt shqiptarëve në Maqedoni.
Shkodër, policia asgjëson 4340 rrënjë kanabis, s'ka të arrestuar.
Policia e Shkodrës ka asgjesuar 8 parcela të mbjella me kanabis. Sipas policisë 4340 rrënjë kanabis janë asgjësuar në fshatrat Pylaj, Palaj, Brashtë dhe Xhaj, ndërsa ishin mbjellë në toka pa pronarë.
Sasia më e madhe e bimëve ishte mbjellë në fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dragoit” ku u dogjën 1800 rrënjë bimësh narkotike e më pas, 1600 rrënjë në fshatin Palaj për të arritur në 810 rrënjë në Pylaj dhe vetëm 130 në Brashtë.
Implementohet struktura e re e policisë, ja lëvizjet e bëra.
Përfundon implementimi i strukturës së Policisë së Shtetit. E nisur në datën 5 maj të këtij viti, pas firmosjes nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, dje janë bërë edhe lëvizjet e fundit të oficerëve të lartë apo të rangjeve të tjera. Emërimet e fundit janë bërë gjatë ditës së djeshme, pasi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë bërë prezantimet e disa shefave të sektorëve dhe seksioneve, si antikorrupsionit, pastrimit të parave, të krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit, etj.
Krujë, policia asgjëson 500 rrënjë kanabis ishte mbjellë në 3 parcela.
500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Durrësit mesditën e sotme në një fshat malor të komunës Cudhinë në malësinë e Krujës.
Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në tre parcela në tokë shtetërore në një zonë me pyje të dendura mes Matit Krujës dhe Kurbinit.
Terreni i thyer dhe malor ishte i përshtatshëm për të kamufluar lëndën narkotike, ndërkohe që nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.
Ndërkohë forcat e policisë kanë evidentuar edhe 6 parcela të tjera më bimë të sapombjella me kanabis.