Arkiv-Lajme të përditësuara

Mbikqyrja nga KE, Greqia reagon e zemëruar

Postuar në 29 Janar, 2012 13:17

Zyrtarët grekë, njofton BBC, reaguan me zemërim ndaj  propozimit gjerman për mbikqyrjen e financave greke nga një Komisioner Europian për Buxhetin. Propozimi u publikua në gazetën Financial Times dhe i cakton komisioneri edhe fuqinë për të vendosur veton në lidhje me vendimet për taksat dhe shpenzimet e Qeverisë. 

Basille: I pamundur anëtarësimi në BE me lirinë që ka shtypi në Shqipëri

Postuar në 29 Janar, 2012 13:13

Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011 Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Por çfarë ka ndodhur me median në Shqipëri gjatë vitit 2011 për të sjelllë këtë regres? Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij, është një njohës i mirë, jo vetëm i rajonit, por edhe i Shqipërisë. Sipas tij problemet kanë qenë të shumta duke nisur që nga kriza politike që sjell pasoja edhe në media, deri tek krimi i organizuar.

Nuk lindin fëmijë, mjekët: Ndikojnë stresi dhe ndotja

Postuar në 29 Janar, 2012 09:29

Pamundësia e çifteve për të sjellë në jetë një fëmijë është bërë shqetësuese edhe ne vendin tonë. Në një kohë që në vende të ndryshmë të botës një e treta e çifteve që tentojnë të sjellin në jetë një fëmijë nuk e arrijnë këtë në mënyrë natyrale, por vetëm me asistencën e mjekut. 

Kreu i FMN-së: Na duhen para

Postuar në 29 Janar, 2012 09:27

“Jam këtu me çantën time të vogël për të mbledhur para!” 

Më qartë se kaq, Christine Lagarde nuk mund të fliste. Në forumin ekonomik të Davosit në Zvicër, shefja e FMN-së vendosi të shmangte deklaratat e tërthorta e të kërkonte edhe një herë ndihmë financiare për kapërcimin e krizës së eurozonës. 

Shqipëria dhe Hungaria, “luftë” për Kosovën

Postuar në 29 Janar, 2012 05:22

Prej kohësh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tani menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.

Përveç vendit tonë, siç raporton të dielën e përditshmja “Shqip”, në “garë” është edhe Hungaria, e cila ka marrë mbështetjen paraprake të vendeve anëtare të NATO-s.

Sakaq, Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës.

Shqipëria dhe Hungaria, “luftë” për Kosovën

Postuar në 29 Janar, 2012 05:22

Prej kohësh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tani menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.

Përveç vendit tonë, siç raporton të dielën e përditshmja “Shqip”, në “garë” është edhe Hungaria, e cila ka marrë mbështetjen paraprake të vendeve anëtare të NATO-s.

Sakaq, Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës.

Pasojat e konsumizmit, BE çdo ditë 89 tonë ushqime në plehra

Postuar në 29 Janar, 2012 05:15

Çdo ditë në Evropë mëse 89 tonë ushqime në ditë hidhen në plehra. Mëse një e treta e ushqimeve të prodhuara nuk konsumohen. Këto janë shifra impresionuese dhe në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2020 shpërdorimi ushqimor pritet të arrijë në 126 milionë tonë ushqime të hedhura në ditë.

Të dhënat bëhen publike nga Organizata europiane, "Cikli i Ushqimit". Britania e Madhe,edhe pse është një vend pararojë në luftë kundër shpërdorimit të ushqimeve, kap nivelin e 18 milionë tonë ushqim të hedhura në vit, 25 përqind e të cilave krijohen nga sektori i shitjes.

Maqedonia “shteron” Liqenin e Ohrit

Postuar në 29 Janar, 2012 04:47

Autoritetet maqedonase “shteron” liqenin e Ohrit. Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë liqen është nën kuotën minimale.

Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.

Turizëm patriotik, me shumë vizitorë për pavarësinë

Postuar në 28 Janar, 2012 07:54

100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë mund të jetë një mundësi emirë për të rritur të ardhurat nga turizmi. Shoqatat dhe operatorët turisitikë, duke parë organizimet që do të bëjë qeveria kërkojnë që të përfshihen dhe të propozojnë aktivitete të ndryshme që mund të promovojnë resurse turistike dhe të sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri.

Davos, BE-SHBA optimistë për tejkalimin e krizës

Postuar në 28 Janar, 2012 07:37

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi dhe sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner deklaruan dje se eurozona ka realizuar një zhvillim të shkëlqyer drejt zgjidhjes së krizës debitore, ndërkohë që përforcohet edhe më shpresa për një marrëveshje të shpejtë rreth shlyerjes së një pjese të borxhit grek.

Geithner lavdëroi angazhimet e Evropës për daljen nga kriza duke theksuar se ''masat e fundit kanë përforcuar kredibilitetin e valutës së përbashkët evropiane''.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara