Pasojat e konsumizmit, BE çdo ditë 89 tonë ushqime në plehra

Postuar në 29 Janar, 2012 05:15

Çdo ditë në Evropë mëse 89 tonë ushqime në ditë hidhen në plehra. Mëse një e treta e ushqimeve të prodhuara nuk konsumohen. Këto janë shifra impresionuese dhe në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2020 shpërdorimi ushqimor pritet të arrijë në 126 milionë tonë ushqime të hedhura në ditë.

Të dhënat bëhen publike nga Organizata europiane, "Cikli i Ushqimit". Britania e Madhe,edhe pse është një vend pararojë në luftë kundër shpërdorimit të ushqimeve, kap nivelin e 18 milionë tonë ushqim të hedhura në vit, 25 përqind e të cilave krijohen nga sektori i shitjes.

Nga ana tjetër në Britaninë e madhe ka 4 milionë banorë, që vuajnë nga mungesat ushqimore, gjë që përbën një problem të madh për këtë shtet. Sipas Organizatës Britanike të Tregtarëve, Qeveria Britanike i ka nxitur tregtarët tu kërkojnë klientëve, që të marrin pjesë edhe ata në fushatat e grumbullimit të ushqimeve të mbetura.

Tregtarët i janë përgjigjur konkretisht kësaj kërkese duke u shpjeguar konsumatorëve se si të pakësojnë shpërdorimin e ushqimit dhe se si ta menaxhojnë ushqimin e tepërt për njerëzit në nevojë. Çdo familje britanike mund të kursente mëse 500 euro në vit duke ndryshuar qëndrimin ndaj ushqimit. Kjo është njëra nga arsyet më të mira që do t'i nxiste qytetarët britanikë për të shpërdoruar më pak ushqime.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.