Arkiv-Lajme të përditësuara
Bankat greke humbasin terren
Pesha e bankave me kapital nga Greqia në ekonominë shqiptare u tkurr më tej gjatë vitit 2011, duke shënuar vitin e katërt negativ radhazi, ndërkohë që bankat shqiptare si dhe kapitali turk shënuan rritje.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Shqip”, që citon të dhënat statistikore të publikuara nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë. Deri në fund të shtatorit 2011, katër bankat me origjinë kapitali nga Greqia zinin 22 për qind të totalit të aseteve të sistemit, ndërkohë që në vitin 2010, zinin 23.1 për qind.
Bankat greke humbasin terren
Pesha e bankave me kapital nga Greqia në ekonominë shqiptare u tkurr më tej gjatë vitit 2011, duke shënuar vitin e katërt negativ radhazi, ndërkohë që bankat shqiptare si dhe kapitali turk shënuan rritje.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Shqip”, që citon të dhënat statistikore të publikuara nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë. Deri në fund të shtatorit 2011, katër bankat me origjinë kapitali nga Greqia zinin 22 për qind të totalit të aseteve të sistemit, ndërkohë që në vitin 2010, zinin 23.1 për qind.
INSTAT, në varësi të kryeministrit
Socialistët kundërshtuan një projektligj të propozuar nga maxhoranca, që e vendos Institutin e Statistikave në varësi direkte administrative të kryeministrit.
Paralizohet Europa, i ftohti shkakton 32 viktima
18 persona kanë humbur jetën në Ukrainë dhe 10 të tjerë në Poloni si pasojë e rreshjeve të mëdha të borës dhe uljes së menjëhershme të temperaturave në Europën Lindore. Tre viktima janë raportuar po ashtu në Serbi dhe një në Bullgari.
Zyrtarët në Kiev thanë se të paktën 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në vetëm 3 ditë. 17 mijë të tjerë janë strehuar në disa qendra të ngritura nga autoritetet. Associated Press shkruan se temperaturat kanë rënë në -16 gradë ditës dhe -23 gjatë natës.
Grevë e përgjithshme 24-orëshe, paralizohet Belgjika
Belgjika është paralizuar nga një grevë 24 orëshe e vështirësitë ndjehen dhe në organizmin e samitit të jashtëzakonshëm të BE-së. Belgët janë hedhur në një grevë të përgjithshme kundër masave shtrënguese. Sektorit publik dhe sektorit privat janë ndalulur e po kështu dhe transportet; hekurudhat dhe aeroportet. Janë mbyllur fabrikat e prodhimit të makinave "Audi" dhe "Volvo", apo dhe shkolla e dyqane. Levizja nga një qytet tek tjetri apo dhe brenda një qyteti ngjan me një mision të pamundur komentojnë korrespondentët e të bllokuar kanë mbetur dhe mijëra turistë.
Ulja e interesit bazë, presion te kursi i këmbimit
Leku pësoi një rënie të lehtë të vlerës gjatë javës së kaluar, një lëvizje që për disa ekspertë të bankave mund të jetë shkaktuar pjesërisht nga vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur interesin bazë.
Studimi, kosovarët s’kanë ngjashmëri gjenetike me ballkanasit
Shqiptarët e Kosovës nuk kanë fare ngjashmëri gjenetike me popujt e tjerë të Ballkanit. Ky është rezultati i një hulumtimi të autoriteteve e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Lajmi bëheti i ditur nga gazeta kosovare Express.
Megjithëse këto konstatime s’i konteston askush, mënyra e studimit duket të jetë krejtësisht joserioze. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk pranoi të përfshihet në projektin maqedonas, e mjekët e Shkupit mostrat e shqiptarëve i morën nga Zagrebi.
Gripi, "pushtohet" pediatria
Epidemia e gripit ka prekur mijëra persona gjatë këtyre ditëve, duke lënë pasoja më të rënda tek fëmijët e moshave pediatrike.
Këtë fundjavë në urgjencën e pediatrisë së spitalit Nënë Tereza janë paraqitur mbi 400 fëmijë në ditë edhe pse prindërit nuk i çojnë fëmijët pranë poliklinikave të lagjes.
Mbikqyrja nga KE, Greqia reagon e zemëruar
Zyrtarët grekë, njofton BBC, reaguan me zemërim ndaj propozimit gjerman për mbikqyrjen e financave greke nga një Komisioner Europian për Buxhetin. Propozimi u publikua në gazetën Financial Times dhe i cakton komisioneri edhe fuqinë për të vendosur veton në lidhje me vendimet për taksat dhe shpenzimet e Qeverisë.
Basille: I pamundur anëtarësimi në BE me lirinë që ka shtypi në Shqipëri
Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011 Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Por çfarë ka ndodhur me median në Shqipëri gjatë vitit 2011 për të sjelllë këtë regres? Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij, është një njohës i mirë, jo vetëm i rajonit, por edhe i Shqipërisë. Sipas tij problemet kanë qenë të shumta duke nisur që nga kriza politike që sjell pasoja edhe në media, deri tek krimi i organizuar.
