Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet në universitete, shtyhet në mars sezoni i provimeve
Provimet e semestrit të parë për të gjithë studentët, ndryshe nga vitet e kaluara, do të zhvillohet në muajin mars. Arsyeja e kësaj shtyrjeje janë zgjedhjet për drejtues të universiteteve, që do të zhvillohen në datën 20 shkurt. Sipas Kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Dhori Kule qëllimi është që studentët të mos ndikohen nga përballja me pedagogët dhe për të votuar me transparencë të parapëlqyerit e tyre në drejtim të fakulteteve, dekanateve dhe rektorateve.
Studentët e UT protestë para ministrisë së Arsimit
Studentët e universiteteve publike të Tiranës protestojnë sot para godinës së Ministrisë së Arsimit nën moton "Universiteti në rrezik". Ata kundërshtojnë ndryshimet e fundit ligjore të kësaj ministrie. Së pari, ata janë kundër mënyrës së financimit që sipas tyre synohet financimi i universiteteve private.
Në këtë mënyrë sipas tyre ndihmohet në rrënimin akademik dhe infrastrukturor të universiteteve publike e në rritjen e ndjeshme të tarifës së shkollimit për çdo student.
Negociatat, BB: Në rrezik kreditë me probleme
Prej rreth dy javësh, një ekip i Bankës Botërore pa nga afër situatën makroekonomike në vend, me synim akordimin e një shume financimi si ndihmë në kushtet e krizës.
Aktualisht, negociatat kanë mbetur pezull dhe palët janë përshëndetur pa arritur një marrëveshje, ndoshta në pritje të një tjetër tratative në ditët e ardhshme. Ajo çfarë dihet zyrtarisht, është se banka ka rënë dakord të lëshojë një kredi deri në 300 milionë dollarë, në rast se qeveria shqiptare pranon disa kushte, që vërtiten rreth reduktimit të borxhit.
Lagard: Ekonomia botërore në një zonë të thellë rreziku
Ekonomia botërore është në një zonë të thellë rreziku për shkak të krizës në Eurozonë, deklaroi sot shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde.
Sipas parashikimit të fundit, ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet me vetëm 0.6 përqind gjatë këtij viti, ndërsa ajo Gjermane do të rritet me 0.3 përqind, ndryshe nga sa ishte parashikuar më parë.
Zgjedhjet në universitete
Gara mes profesorëve për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë sapo ka nisur zyrtarisht në të gjitha universitetet publike të vendit.
Gara mes profesorëve për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë sapo ka nisur zyrtarisht në të gjitha universitetet publike të vendit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule sapo ka konfirmuar rikandidimin e tij, por edhe të një pjese të madhe të drejtuesve në pozicionet e tyre.
Fyerjet ndaj shqiptarëve, Radio Shkupi bojkot aktiviteteve maqedonase
Radio Shkupi, programi në gjuhën shqipe, ka informuar sot dëgjuesit e saj se për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, ka vendosur që të mos transmetojë asnjë aktivitetet që kryen përfaqësuesja kombëtare e Maqedonisë, qoftë në futboll, basketboll, hendboll apo sport tjetër.
Pastrimi i kolektorëve në Shëngjin, pengesë ndërtimet pa leje
Për të shmangur përmbytjen e 600 hektarëve tokë në komunën e Shëngjinit ka filluar pastrmi i dy kolektorëve që lidhen me hidrovorin e zonës si dhe po përforcohet e vetmja argjinaturë duke ngritur edhe nivelin e saj. Bordi i kullimit ka kërkuar bahkëpunimin e të gjitha njësive të tjera vendore për pastrimin e kanalave kulluese dhe kolektorëve, pasi ky bord nuk mund të përballojë me fondet që ka punën në të gjitha veprat kulluese dhe vaditëse.
Shqipëria do t'i kthejë 3.5 milionë dollarë borxh Sllovenisë
Shqipëria do t'i paguajë Sllovenisë borxhin e akumuluar gjatë regjimit komunist në vlerën e 3.5 milionë dollarëve.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë.
Tiranë-Elbasan, 50 milionë USD kredi
Paketës së financimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan i bashkohet kredia e fundit, akorduar nga fondi i Abu Dhabit, prej 50 milionë dollarësh dhe me interes vjetor 4.5 për qind.
Marrëveshja është firmosur më parë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe tashmë i mbetet Kuvendit të ratifikojë aktin, për t’i hapur rrugë zbatimit.
Për këtë shkak, drejtues të Drejtorisë së Rrugëve thonë se miratimi nga deputetët duhet të jetë me procedurë të përshpejtuar, pasi rruga ka nevojë për financim.
Deklarimi i të ardhurave, në skemë edhe emigrantët
Ministria e Financave, në bashkëpunim me administratën tatimore, kanë kryer disa rishikime të skemës për deklarimin individual të të ardhurave, pjesë e ligjit “Për të ardhurat”.
Sipas gazetës "Shqip", projekti është dorëzuar këto ditë në Kuvend ku pritet të marrë formën e plotë, ndërsa mësohen detajet e reformës së re fiskale.
Paketa me propozime përmban disa pika tepër të rëndësishme për zbatimin në praktikë të deklarimit të të ardhurave, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por edhe të huajt që punojnë në vendin tonë.
