Arkiv-Lajme të përditësuara
"Të pushtojmë gjykatat", protesta kundër ligjit për korporatat në SHBA
Me pankarta e parrulla në mbështetje të kauzës "Të pushtojmë Wall Street-in", dhjetëra aktivistë u bënë ballë temperaturave të akullta dhe u mblodhën para Gjykatës Supreme të SHBA për të protestuar kundër vendimit të mbiquajtur dhe "Qytetarët e Bashkuar" të marrë dy vjet më parë. Vendimi i 2010 u lejon korporatave dhe grupimeve private të shpenzojnë shuma të mëdha parash në fushatat politike me shumë pak kufizime.
Linja e Tiranës së Re, nga 1 shkurti bileta 50 lekë
Linja e Tiranës së Re në kryeqytet ka ngjitur një njoftim për të gjithë udhëtarët e kryeqytetit. Nga data 1 shkurt hyn në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit nga 30 në 50 lekë të reja.
Intervista e plotë e Berishës në Vizion Plus
Peza: Kemi hyrë në një vit të veçantë, në një vit historik, është viti i 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të doja të dija se çfarë të veçante përveç atyre që ju keni deklaruar në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për këtë festë por edhe në mbledhje të ndryshme, çfarë është ajo e veçantë që do të presin dhe do i bashkojë shqiptarët?
FMN: Risqe nga shkurtimet financiare
FMN dhe 10 organizma ndërkombëtare ekonomike kanë paralajmëruar kryetarët e shteteve për risqet e kursit të ashpër të kursimeve.
"Shkurtimet financiare mund të rrezikojnë në periudhen afat-gjate zhvillimin dhe vendet e punës", thuhet në deklaraten e perbashket te nenshkruar perkrah emrash te tjere edhe nga shefat e Organizatës së Tregtisë së Lirë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
SHBA, thirrje protestuesve rumunë të shmangin dhunën
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qytetarëve rumunë që të shmangin dhunën në protestat e organizuara nga shkurtimet buxhetore të qeverisë dhe nga masat e ashpra ekonomike.
Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e njerëzve për të protestuar dhe për të shprehur pikpamjet e tyre në mënyrë paqësore. Por u kanë bërë thirrje autoriteteve dhe protestusve që të tregojnë vetpërmbajtje.
Kriza frenon të ardhurat
Ngadalësimi i rritjes ekonomike në nivelet më minimale të 20 viteve të tranzicionit ka ndalur rritjen e të ardhurave për frymë të qytetarëve shqiptar në raport me Bashkimin Europian.
Muajin e kaluar Eurostat, agjencia zyrtare e statistikave të Bashkimit Europian, publikoi shifrat e mirëqënies për 27 vendet e unionit përfshirë dhe ekonomitë e rajonit tonë në proces integrimi.
Monumentet e kulturës me qera
Pjesa më e madhe e objekteve të trashëgimisë kulturore në pronesi të shtetit që janë të vizitueshme, do të jepen me koncesion për biznesin. Afati i koncesionit do të luhatet nga 20 deri në 99 vjet, kur do të aplikohet forma e dhënies me amfiteozë.
Rrezikojnë të shemben, 4 shkolla në Fier jashtë funksionit
Kater shkolla 9-vjeçare ne Qarkun e Fierit rrezikojnë të mbyllen nga Inspektoriati i Shëndetit Publik nëse nuk ndërhyhet për rikonstuksionin total të godinave të tyre. Mungesa e investimeve përgjatë 30 viteve tashmë jo vetëm që i ka bërë jofunksionale këto godina por edhe të rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit, pasi rrezikojnë të shemben. Kjo situatë e vështirë pranohet edhe nga Drejtoria e Arsimit të Fierit.
Punonjësit e shëndetësisë pa paga për dhjetorin, paralajmërojnë grevë
Punonjësit e sistemit shëndetësor kanë paralajmëruar nisjen e një greve një-orëshe ditën e martë të javës së ardhshme, pasi nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit.
Sindikata paralajmëroi sot përshkallëzim të grevës në ditët në vijim nëse qeveria nuk merr masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.
Femrat, shkelëset më të mëdha të “anti-duhanit”
Gjobat e vendosura për shkeljen e ligjit antiduhan kanë nisur që të paguhen. Kjo deklaratë është dhënë nga kryetari i grupit task-forcë, Roland Shuperka. Në total janë vendosur 197 gjoba për subjektet që kanë shkelur ligjin, 31 prej tyre janë paguar brenda fatit 10 ditor, duke shmangur kamatë vonesën prej 2% që shtohet çdo ditë.
