Mbikqyrja nga KE, Greqia reagon e zemëruar

Zyrtarët grekë, njofton BBC, reaguan me zemërim ndaj propozimit gjerman për mbikqyrjen e financave greke nga një Komisioner Europian për Buxhetin. Propozimi u publikua në gazetën Financial Times dhe i cakton komisioneri edhe fuqinë për të vendosur veton në lidhje me vendimet për taksat dhe shpenzimet e Qeverisë.
Qeveria greke, njoftohet nga Athina, thotë se është ajo që duhet të mbetet në kontroll të buxhetit të vendit. Ndërkohë, autoritetet thonë se ndodhen shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me kreditorët privatë për shkëmbimin e bonove dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Pa këtë pakt me kreditorët, Athina rrezikon paketën e ndihmës nga Bashkimi Europian.
Mirëpo, kriza e stërzgjatur në Greqi ka ulur kredencialet e autoriteteve të këtij vendi se mund të jenë në gjendje të menaxhojnë edhe më tutje, ashtu si duhet, Financat e tyre për më tepër kur bëhet fjalë për para që vijnë nga BE, FMN dhe Banka Qendrore Europiane. Kështu, sipas Financial Times, propozimi i ri gjerman është rrjedhojë e një shqetësimi në rritje se Greqia nuk do të jetë e suksesshme në ndërmarrjen e saj për të vendosur rregull në buxhet. Reformat janë të ngadalta dhe deficiti mbetet shumë më lart nivelit të kërkuar.
Gjithsesi, grekët nuk mendojnë kështu. Por në realitet financat e Greqisë kontrollohen në një masë të madhe fuqitë e huaja. Vendi i mbytur në borxhe ka marrë shumë jashtëzakonisht të mëdha hua nga BE dhe FMN. E tashmë, axhenda e Qeverisë është tërësisht e kushtëzuar nga reformat që kërkon Brukseli.
Albanian Screen
Add new comment