Nuk lindin fëmijë, mjekët: Ndikojnë stresi dhe ndotja

Postuar në 29 Janar, 2012 09:29

Pamundësia e çifteve për të sjellë në jetë një fëmijë është bërë shqetësuese edhe ne vendin tonë. Në një kohë që në vende të ndryshmë të botës një e treta e çifteve që tentojnë të sjellin në jetë një fëmijë nuk e arrijnë këtë në mënyrë natyrale, por vetëm me asistencën e mjekut. 

Shkaktarët biologjikë thotë gjenekologia, pra maternitetit "Koco Glozheni", Mirela Rista për femrat janë mosha dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Po kështu Rista sqaron se jo gjithmonë kanë femrat probleme, por dhe meshkujt, të cilët veç faktorëve biologjikë që ndikojë tek infertiliteti i tyre, janë dhe ata të jashtëm si alkooli dhe duhani. Vitet  e fundit sipas mjekes është vënë re se dhe stresi apo ndotja e mjedisit kanë ndikuar që çiftet ta kenë të vështirë fekondimin e një bebeje.

"Ndër faktorët që sot akuzohen si shkaktarë të infertilitetit tek femrat, përveç moshës së tyre mbi 35- vjeç janë ehde shkaktarët që lidhen me infeksionet seksualisht të transmetueshme. Problemi i infertilitetit mund të jetë edhe me natyrë mashkullore. Mund të jetë partneri që për një problem të shëndetit të tij, i lidhur me numrin, me pamundësinë e lëvizshmërisë së rregullt të spermatozoidëve apo me ndryshime të strukturës së formës së tyre të ms ketë mundësi që të arrijë një fekondim"- tha Rista.

Në këto kushte shumë çifte kanë zgjedhur falë ndërhyrjes së mjekëve të sjellin në jetë fëmijë me anë të fekondimit artificial. Kjo metodë e re ka hyrë vitet e fundit edhe në vendin tonë dhe shumë çifte e kanë zgjidhur këtë problematikë duke kryer fekondimin artificial për plotëuar dëshirën e tyre dhe familjen me fëmijë.

"Ofrimi i mundësisë për një fekondim invitro në pamundësi të arritjes së këtij fekondimi në rrugë natyrale në çift është një nga zgjidhjet që i ofrohet çifteve që e kërkojnë një shtatzani. Këto procedura janë të shëndetshme sepse bëhen në kushte të garantuara për shëndetin e nënës dhe shumica e rasteve, të themi një në tre nga këta çifte gëzon me një shtatzani të tyrenë sajë të këtij eoluimi që ka bërë sot mjekësia gjinekologjik"- tha Rista.

Në vendin tonë ka rreth 10 klinika private që ofrojnë fekondim të asistuar. Thuajse në të gjitha këto klinika, private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj. Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.