Turizëm patriotik, me shumë vizitorë për pavarësinë

Postuar në 28 Janar, 2012 07:54

100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë mund të jetë një mundësi emirë për të rritur të ardhurat nga turizmi. Shoqatat dhe operatorët turisitikë, duke parë organizimet që do të bëjë qeveria kërkojnë që të përfshihen dhe të propozojnë aktivitete të ndryshme që mund të promovojnë resurse turistike dhe të sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri.

"Ajo që do ishte e pafalshme që të humbiste këtë vit do ishte mundësia për thithjen e turizmit, prapë patriotik do të thosha, për 100-vjetorin e pavarësisë. Do të ishte e pafalshme nëse ministria e Turizmit nuk do të ketë një strategji gjatë gjithë vitit, jo gjithçka të lihet në 28 nëntor. Por të ketë një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, nga pranvera deri në fund të vitit. Me atë rast të paktën do të kishim disa të ardhura shtesë", tha Kliton Gërxhani, ekspert turizmi.

Për sezonin veror që nis pas pak muajsh, ekspertët e turizmit thonë se nuk presin ndonjë rritje të ndjeshme. Problemet me infrastrukturën dhe mungesa e investimeve janë dy prej pengesave të këtij sezoni.

"Në deklarimet e ministrit nuk do ketë ndonjë të re si duket. Minsitri tha se fokusi do të jetë përsëri të infrastruktura, rrugët. Pa mbaruar rrugët nuk do të ketë ndonjë nivel të madh turizmi. Ne vazhdojmë të punojmë me blloqe, mbarojmë njëherë këtë, pastaj atë, sikur kemi luksin që dikush të na presi po gjithmonë humbasim. Ne duam patjetër që të përmirësohet infrastruktura. Nuk janë vetëm rrugët, janë ujërat e zeza, diçka ka lëvizur, po të shohim derisa të mbarohet në Golem. Dhe duhet të bëhet një stop ndalimit të ndërtimeve të frikshme të Sarandës, apo të zonës së Vlorës, Golemit", vijon Gërxhani.

Të dhënat statistikore tregojnë se nga janari në maj të 2011-ës hynë në Shqipëri rreth 568 mijë vizitorë të huaj. Nga këta, rreth 89 për qind kanë qëndruar një apo më shumë netë, ndërsa pjesa tjetër prej 11 për qind kanë kaluar tranzit në vendin tonë, duke qëndruar pak orë.

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.